Borxhi 30 mije euro merret peng i riu
Ne kohen kur nje rrebesh shiu binte ne kryeqytet policia tha se shtetasi Mensur Lita 34 vjec me banim ne Tirane ka marre forcerisht ne automjetin e tij 35-vjecarin Nazmi Pepa. Shkak i ngjarjes sipas hetimeve te policise ka qene nje borxh i pakthyer nga Nazmi Pepa tek autori i pengmarrjes shtetasi Mensur Lita. Burime te policise se Tiranes kane thene se i rrembyeri i detyrohej autorit te ngjarjes me nje shume prej 30 mije eurosh. Menjehere pas informacionit te marre nga policia forcat e rendit kane ngritur
postblloqe ne hyrje-daljet e zones ku ndodhi pengmarrja. Forca te tjera te policise jane vene ne ndjekje te autorit te ngjarjes. Pasi ka goditur pas koke 35-vjecarin Mensur Lita eshte nisur ne drejtim te autostrades Tirane-Durres me nje makine tip Benz. Sipas pershkrimeve te deshmitareve policia eshte vene ne ndjekje te automjetit me targa te Durresit dhe brenda nje ore ka bere ndalimin e tij ne zonen e Domjes. Nderhyrja e policise u finalizua me kapjen e autorit te ngjarjes dhe lirimin e personit te marre peng per mese nje ore.
Arrestimi i pengmarresit
Forcat e policise kishin ngritur postbllok ne afersi te Domjes kur aty ka mberritur automjeti i dyshuar. Per disa minuta autori i ngjarjes ka refuzuar te zbriste nga makina por me pas i rrethuar nga policia ai eshte vetedorezuar. Arrestimi ka ndodhur ne nje pike servisi automjetesh pronar i te ciles ishte pikerisht autori i ngjarjes shtetasi Mensur Lita. Ai ka pasur per qellim te futej ne servis bashke me makinen dhe te mbante aty personin e marre peng derisa te behej dorezimi i shumes se parave prej 30 mije eurosh. Dyshohet se shkak i kesaj heqjeje te paligjshme te lirise te jete nje sasi parash te cilat shtetasi Mensur Lita ia ka dhene ne forme borxhi disa kohe me pare shtetasit Nazmi Pepa thane dje burime te policise. Nderkohe mesohet se pak muaj me pare duke perfituar nga fakti se te dy ishin nga Dibra personi i marre peng kishte marre nje hua 30 mije eurosh tek pronari i servisit te automjeteve. Pasi ka refuzuar per disa jave te kthente parate me argumente te ndryshme pronari i servisit te automjeteve ka ndjekur dje levizjet e 35-vjecarit ne zonen e tij te banimit dhe me pas e ka marre peng ate ne makine. Ndaj autorit te ngjarjes Mensur Lita policia tha se eshte marre masa e arrestit ne flagrance per konsumim te vepres penale te heqjes se paligjshme te lirise. Pershkrimet e deshmitareve tregojne se ne momentin kur ka ndodhur ngjarja ne automjetin e Mensur Lites ka qene edhe nje person tjeter por policia nuk ka bere komente ne lidhje me kete fakt. Mbreme deri ne oret e vona te nates policia ka marre ne pyetje mbi 20 persona te njohur te protagonisteve te ngjarjes. Nderkohe pengmarresi Mensur Lita ka dhene deklarime ne polici duke bere kallezim penal per mashtrim ne shumen 30 mije euro ndaj 35-vjecarit Nazmi Pepa. tr.so
Deshmitari Pepen e qelluan dy here pas koke para rrembimit
TIRANE - Skena e rrembimit te dhunshem te Nazmi Pepes nga dy persona mbremjen e djeshme prane shkolles Aleks Buda ka ndodhur sa hap e mbyll syte. Jane degjuar disa te bertitura dhe pastaj eshte pare nje automjet te largohej me shpejtesi. Per shkak te motit te ftohte dhe shiut te rrembyeshem rruga perballe shkolles ka qene pothuajse e boshatisur nga banoret. Dje rreth ores 1700 ne nje kohe qe automjeti ne te cilin mbahej peng Nazmi Pepa ende nuk ishte bllokuar nga policia ne vendin ku ndodhi ngjarja nuk ndodhej askush tjeter vec banoreve te zones. Nje nga punonjesit e nje biznesi ne katin e pare te pallatit prane vendit ku ndodhi ngjarja pohoi dje se kishte degjuar te bertitura. Degjova qe bertiten sikur po behej sherr. Pastaj dy persona e futen nje tjeter ne makine. Ai qe futen ne makine ishte me floke te qethura shume shkurt. Makina u rrotullua me shpejtesi ne hapesiren midis pallateve dhe u largua. Ishte nje makine Benz katerfeneresh me targa Durresi pohoi ai. I njejti deshmitar pohoi dje se kishte degjuar edhe zerin e nje femre. Sipas tij femra ndodhej ne makine dhe kishte kundershtuar me ze futjen me force te Pepes ne makine. Ndersa policia vijon hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes duket se edhe vete i demtuari Nazmi Pepa nuk do te shpetoje pa u lagur. Zyrtarisht policia e Tiranes njoftoi dje se ndaj tij do te filloje nje procedim penal per vepren penale te mashtrimit. Sipas burimeve dyshohet se Pepa mund te jete perfshire ne skema mashtrimi duke u marre para edhe personave te tjere. Do te filloje procedimi penal edhe ndaj shtetasit Nazmi Pepa per konsumim te vepres penale te Mashtrimit pasi ky i fundit pas hetimeve rezultoi te kete mashtruar duke u marre hua nje sasi parash edhe disa shtetasve te tjere thuhej ne njoftimin per shtyp te policise se Tiranes. Sipas burimeve dyshimet mbi konsumimin e mashtrimit nga ana e Pepes jane shtuar per shkak te motivit te ngjarjes se djeshme. ar.ba
Pengmarrja
Arrestuar
Mensur Lita 34 vjec
Akuza Heqje e paligjshme e lirise
Ndaluar
Nazmi Pepa 35 vjec
I akuzuar per mashtrim ne vleren e 30 mije eurove