E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokaina, studentja ishte korriere me përvojë

Studentja korçare, Aurora Lico, e arrestuar mbrëmjen e së dielës me 614 gramë kokainë, dyshohet se ka kaluar në mënyrë të përsëritur lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek. Burime policore kanë bërë të ditur se studentja punonte si transportuese e lëndës narkotike në drejtim të shtetit grek, duke e kaluar drogën nga kufiri, e favorizuar edhe nga fakti se dispononte dokumente të rregullta greke. Studentja e Mjekësisë e fshihte drogën në çantën e saj personale, duke i shpëtuar kontrollit. Me dokumente të rregullta ajo mësohet se ka kaluar disa herë nga e njëjta pikë kufitare, ndërsa ka thënë për policinë se arsyet e ikjes së saj në shtetin grek lidhen me faktin se atje ndodhen të afërmit e saj. 20-vjeçarja u kap në kushtet e flagrancës në kufi gjatë një kontrolli, por arrestimi është bërë pasi ajo është mbajtur nën vëzhgimin e policisë për një kohë të gjatë. Bashkë me të u arrestuan edhe dy vëllezër, Ilia dhe Pandush Naslazi nga qyteti i Korçës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›