E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë amaneti ka lënë Sabri Godo për Lulzim Bashën?

Share

Është kulmi i kritikave ndaj kryebashkiakut të Tiranës për shkak të barbarive të tij ndaj qytetit dhe në gazetën pro- qeveritare shfaqet një titull Amaneti me gjashtë pika që Sabri Godo i la Lulzim Bashës. Dhe normalisht gjithkush pret të lexojë se çfarë meraku paska pasur Godo, që ia ka lënë amanet Bashës. Por në intervistën me vajzën e Godos, Ermirën, nuk zbulohet asgjë, veç faktit se kur Godo ka qenë në krevatin e vdekjes paska marrë një letër e laps dhe i paska shkruar amanetet Bashës. Madje më e çuditshme bëhet kjo kur vajza e tij thotë se Godo nuk ka lënë porosi për familjarët, pasi nuk donte ti lidhte pas amaneteve.

Kurse për Bashën ka lënë amanet.

Nuk e dimë çka folur me të. Mbase zoti Basha do ta ruajë si një kujtim të tijin personal. Por, shpresoj dhe besoj se në gjithë punët e mira që ai po bën për Tiranën, diçka do ketë marrë parasysh, thotë e bija.

Tani mbetet vetëm të pyesim se çfarë ka shkruar Godo në atë letër?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›