E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano, takim sekret me Ruçin. Ish- kryeministri kërcënon: PS të më kandidojë ose nis lëvizjen për ribashkimin e së majtës

Share

Ish- kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është takuar në një nga hotelet e njohura në Bllok me kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, raporton Panorama. Sipas saj, Nano mësohet se ka kërkuar në mënyrë ultimative që të kandidohet nga PS, ose do të nisë një lëvizje për të çmontuar parazitizmin korruptiv dhe dështues të Ramës si opozitar fals dhe për ribashkimin e së majtës me apo pa Metën. Nano madje nuk ka shkuar në diplomimin e djalit në Vjenë për të qenë këtu këto ditë të nxehta. Nuk dihet se cili ka qenë qëndrimi i Ruçit për këtë çështje. Ndërkohë dje në News 24, Arben Malaj kërkoi sërish që PS të kandidojë Fatos Nanon për kreun e shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›