E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasojat e Vendosmërisë së Iranit

Zhvillimiet e kohëve të fundit kane zhvendosur vëmendjen e medias botërore nga Iraku drejt Iranit. Vendosmëria e Iranit për të vazhduar zhvillimin e programin të pasurimit të energjisë nukleare duke moslejuar monitorimet nga institucioni ndërkombëtar i energjisë atomike, prononcimet kërcënuesë të Presidentit Iranian Mahmut Ahmedinejad ndaj Izraelit dhe SHBA së dhe vendosmëria e SHBA-së dhe BEsë për të parandaluar një zotërim të mundshëm të armëve nukleare nga Irani bëjnë të përceptueshme për cdo njërin nje tjetër vatër zjarri, më pak siguri, më shumë mundësi për kriza dhe destabilitet.
Simpatia e Iranit dhe SHBA-së për njeri tjetrin ka qënë në një nivel të qëndrueshëm gjatë luftës së ftohtë, pasi amerikanët e shikonin Iranin si pengesë për Rusët të penetronte në Lindjen e Mesme Lirshëm dhe mbaroi më përbysjes e rregjimit të mbretit dhe marrjen peng të 50 dipllomatëve Amerikat, të akuzuar si spiunë dhe ndërhyrje në punët e brënshme. Që nga ajo kohë deri më sot Irani është konsideruar si nje nga përkrahësit kryesor të organizatave terroriste dhe etiketuar si boshti I së keqës nga Amerika.
Megjithëse Amerikanën janë prononcuar disa here për mosekzistencën e nje plani për ndonjë gotitje ndaj Iranit, thjesht nga fakti që kjo qështje është në rendin ditës bën që cmimet e naftës të pësojnë rritjen më të madhe në këto dy dekadat e fundit. Si rrjedhojë e procesit të globalizimit kudo dhe sido qe të jesh, pro apo kundra luftës, thjesht lakimi i kësaj fjale nëpër media provokon kriza dhe destabilitet ekonomik në mbarë botën. Me këtë rast Irani ka gjetur mundësi të përforcojë pozitën e tij me deklerata dhe prononcime retorike, duke provokuar ndjenjat dhe emocionet e popullsisë, të motivuara si antiperëndimore, antiamerikane, antiizraelite dhe të anashkolojë premtimet e dhënë gjatë fushatës elektorale për një rritje ekonomi dhe mirqënjë më të mirë. Ndërsa kompanitë gjigante të tregtimit të naftës të rrisin fitimet me rritje cmimi. Edhe pse nuk ekziston asnjë garanci për nje fitore të sigurtë ndërhyrja ushtarakish duket si zgjidhje më e pranueshme se dipllomacia. Vizitat e fundit të Condoleeza Rice në Turqi dhe Greqi të krijon pështypje së Amerika po kërkon ortakët për ndërhyrjen e rradhës. Si duket diplomacisë së Kombeve të Bashkuara, Vendeve të Konferencës Islame dhe shteteve të tjera të rajonit dhe BE-së do ti mungojnë instrumentat e mjaftueshëm për të bindur Iranin të tërhiqet. Lindja e Mesme ka tashmë një argument më shumë për luftë dhe për ti munguar paqja she stabiliteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›