Topi dekreton katër ligje të miratuara në kuvend
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka dekretuar shpalljen e disa ligjeve të rëndësishme, të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Mësohet se kreu i shtetit ka dekretuar ligjin Nr. 10 076, datë 12.02.2009 Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit,
ligjin Nr. 10 075, datë 12.02.2009 Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, ligjin Nr. 10 073, datë 09.02.2009 Për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 Për sistemin e taksave vendore, të ndryshuar si dhe ligjin Nr. 10 071, datë 09.02.2009 Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual.