Vlorë, plaçkitin qytetarin në rrugë, ndalohen 4 autorët
Katër persona janë arrestuar dje, për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim me dhunë. Burimet e policisë lokale bënë të ditur se katër djemtë kanë vjedhur në bashkëpunim një qytetar, të cilit i kanë marrë çka kishte me vete. Sipas policisë, pasi i kanë dalë përpara, me dhunë ata i kanë marrë një sasi parash prej 100 eurosh dhe 80 mijë lekësh dhe aparatin celular.
Qytetari E. Qereti, menjëherë pas ngjarjes ka denoncuar në komisariatin e Sarandës dhe policia është vënë në kërkim të hajdutëve të dhunshëm. Pasi është bërë i mundur identifikimi i tyre ata janë prangosur dhe tashmë do të gjykohen për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. Katër të arrestuarit janë Dorian Zyka, 21 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në lagjen 13 të Durrësit, Luan Zeko, 22 vjeç, lindur në Berat e banues në Durrës, Vilson Çaushi, 24 vjeç, lindur në berat e banues në Durrës dhe Edmond Keno, 21 vjeç, lindur në lindur e banues në fshatin Buz të Tepelenës. Katër të dyshuarit e arrestuar e kanë kryer vjedhjen e dhunshme në lagjen nr. 1 të Sarandës. Tashmë ata janë çuar në dhomat e paraburgimit në pritje të gjykimit. Ndërsa E. Qereti ka marrë dhe dëmtime në trup si pasojë e përleshjes së tij me hajdutët.