E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vidhen kompjuterat e shkollës së Romanatit

Shkolla 9- vjeçare e fshatit Romanat në Durrës është thyer dhe grabitur nga persona ende të paidentifikuar. Por mesa duket grabitësit nuk kanë qenë njerëz që merrnin vesh nga kompjuterat, pasi kanë grabitur vetëm ekranet e tyre si dhe tastierat ndërkohë që kanë lënë në shkollë njësitë qendrore (motherboardet). Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, nga hetimi i të cilit rezultoi se disa persona kanë hapur njërën nga dritaret, kanë thyer derën e një klase dhe kanë marrë në laborator, 10 copë monitorë kompjuterash të markës MSIË7006 si dhe 10 tastiera kompjuteri. Grabitja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kalur, ku persona të paidentifikuar duke përfituar nga errësira kanë thyer derën për tu futur më pas në sallën e laboratorit për të grabitur kompjuterat e vendosura kohë më parë. Ngjarja është konstatuar vetëm në orët e para të mëngjesit nga arsimtarët të cilët kanë shkuar për të zhvilluar një mbledhje. Pas konstatimit të ngjarjes, ata kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje. Sipas të dhënave të para të policisë që po heton ngjarjen, grabitësit kanë synuar vetëm grabitjen e kompjuterave, duke i përvetësuar ato, ndërsa nuk kanë dëmtuar apo grabitur ndonjë gjë tjetër. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët mendohen të jetë banorë të zonës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›