E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, 4.000 grupe pune per votat

Denis Dedej

Me pak se dy muaj na ndajne nga zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit dhe te gjitha partite politike, kane zbritur “ushtrite” e tyre te anetaresise ne baze, aty ku do te kerkohet dhe vota. Nje prej partive kryesore ne vend, njofton se ne te dymbedhjete rajonet dhe njesite vendore, te cilat jane ne vendin tone sipas Kodit te ri Zgjedhor, eshte e perfaqesuar nga grupe pune. Partia, e cila behet fjale eshte Levizja Socialiste per Integrim, qe ka momentalisht 4 mije grupe pune ne te gjitha zonat. Detaji eshte bere i ditur per “Koha Jone” nga sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili. “Grupet e Levizjes Socialiste per Integrim qe punojne ne te gjithe vendin, jane te shperndare rreth 4.000 grupe pune”, tregoi zyrtari i larte i LSI. Sipas tij, mbeshtetesit te cilet jane shperndare ne te gjitha zonat e votimit po verifikojne çdo qender votimi per te mbledhur informacionet nga me te ndryshmet dhe per t’i sjelle me pas ne seline baze te partise. Qe do te thote se çdo qender votimi ka nje grup pune prej disa personash te cilet verifikojne listat e zgjedhesve, pasi jane njohes te mire te zonave ku ofrojne punen e tyre. Gjithashtu ato raportojne mbi cilesite e listave, problemeve qe mund te dalin me çeshtje te cilat lidhen me pergatitjen e infrastruktures zgjedhore per diten e zhvillimit te zgjedhjeve. “Grupet e tona te punes kane konstatuar ne shume qendra votimi, parregullsi te medha qe lidhen me infrastrukturen zgjedhore”, ben te ditur Vasili. Sipas tij, jane konstatuar probleme me listat e zgjedhesve dhe cilesia e tyre eshte shume e dobet. Nga raportimet qe kane ardhur ne seline e Levizjes Socialiste per Integrim, thuhet se ka mungesa te personave ne lista, ekzistojne dublikime dhe ka ndarje te çrregullta te personave te se njejtes familje, ku pjesetaret nuk votojne ne nje qender votimit, por jane te ndare. Nje tjeter shqetesimin i ngritur nga vullnetaret ne terren eshte dhe çeshtja e aplikimeve per leternjoftimet e reja, ku jane nje numer shume i madh qytetaresh te cilet ende nuk jane pajisur me karta. Pavaresisht se kane dale vendime te njepasnjeshme te qeverise per favorizimin e kategorive te veçante te shtetasve. Pasi jane raportuar mungese infrastrukture, mungese organizimi apo moshtrirjen ne te gjitha zonat e percaktuar per aplikim ne vendin tone. Eshte shfaqur shqetesim se ne shume komuna, ende nuk ka filluar instalimi i aparaturave te aplikimit per kartat e identitetit, nderkohe qe kane mbetur me pak se dy muaj nga dita e zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare.

PROBLEMET

Grupet e punes te Levizjes Socialiste per Integrim kane raportuar probleme nga me te ndryshmet qe lidhen me listat zgjedhore, pjesa thelbesore e pergatitjes se infrastruktures zgjedhore. Ndarja e familjareve ne zona te ndryshme votimit, dublikimet e emrave, mangesi te personave ne lista, jane disa nga problemet e konstatuara pas punes ne terren.

Largohet nga LSI, keshilltarja e Keshillit Bashkiak, Korçe

Qejfmbetjet e ndryshme, per perfshirjen ne listat proporcionale per deputet ne Parlamentin e ardhshem, jane shoqeruar me largime nga partite dhe grupet e keshilltareve bashkiake ne qytetin e Korçes. Brenda nje dite ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Korçes, jane dhene dy doreheqje per largime nga grupet e keshilltareve, duke komunikuar njekohesisht edhe largimin e tyre nga forcat politike. Jane dy zonja, te angazhuara politikisht, njera me LSI dhe tjetra me PR. Keshilltarja e LSI-se, Ariana Pupa eshte shprehur se, prej kesaj mbledhjeje ajo nuk ben me pjese ne grupin e keshilltareve te LSI. Vendimin e argumentoi me faktin, se pozicionet e deritanishme te LSI-se nuk perputhen me bindjet e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›