E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kol perfundon ne burg, i dehur

Lojtari i Celsit, Ashli Kol eshte arrestuar ne mengjes heret, per shkak se ishte i dehur dhe reagoi dhunshem, pas urdhrit per te ndalur, nga policia. Sipas medieve angleze, lojtari eshte ndaluar per afro 90 minuta dhe me tej eshte lene i lire. 28 vjecari, i martuar me kengetaren e famshme, Sheril, pasi ka dale nga nje lokal nate, i dehur, nuk eshte pergjigjur kerkeses se policeve dhe eshte ndalur me vone nga ana e tyre. Ai eshte mbajtur ne dhomat e paraburgimit, ku dha shpjegime dhe me tej eshte larguar. Para ndeshjes se Liges se Kampioneve, ndaj Juventusit, ne mesjave, lojtari i Celsit, Kol perjetoi nje eksperience te keqe, qe mund te ndikoje edhe ne paraqitjet e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›