Presidenti i Apolonise, ankese ne FSHF
Klubi i Apolonise eshte ankuar ne FSHF, per vendimin e fundit te Komisionit te Disiplines. Gjate ndeshjes se fundit, Besa -Apolonia, klubi i Apolonise kontestoi lojen e rende te vendasve. Pas ndeshjes drejtuesit fierake, deklaruan se rezultatin perfundimtar e percaktoi loja brutale e futbollisteve te Beses dhe gjyqtari nuk reagoi gjate lojes. Apolonia eshte ankuar edhe ne FSHF per parregullsite e medha dhe lojen e rende ndaj kavajasve. Por Disiplina vendosi dhe denoi drejtuesit e klubit te Apolonise, qe ishin ftuar ne fushe. Masat e disiplinorit jane kontestuar nga presidenti i Apolonise, Endri Puka qe ishte i pranishem ne FSHF. Drejtuesi i klubit te fierakeve, Puka kerkoi sqarime ne lidhje me vendimet e fundit te Komisionit te Disiplines. Gjithsesi, problemet qe ndodhen ne Kavaje kaluan ne plan te dyte, per shkak te dhunes se rende qe shpertheu ne Puke dhe Delvine. Turbina e Pukes eshte perjashtuar nga Kategoria e Pare, sepse tifozet plagosen rende gjyqtarin kryesor te ndeshjes, Mentor Sopjani. Edhe ne ndeshjen Butrinti-Memaliaj ndodhen trazira, ku u demtuan gjyqtaret dhe disa lojtare miq. Pas ketyre ngjarjeve, FSHF vendosi perjashtimin e Terbunit dhe Butrintit nga aktiviteti kombetar.
Derbi, Ranieri mendon per Celsin
Melberg, Poulsen, Xhovinko, Saliahamixhic dhe Trezege mund te jene te gjithe jashte planeve te Ranierit, ne ndeshjen derbi, ndaj Torinos. Trajneri i Juventusit, ne fakt do t'i rezervoje disa lojtare, per ndeshjen e se merkures, ne Ligen e Kampioneve, ndaj Celsit. Parashikohet qe te kthehet ne fushe Amauri, Nedved dhe njeri prej dyshes, Tiagos ose Sisoko. Te impenjuar ne Kupen e Italise, Nedved dhe Amauri mund te jene ne stol, nderkohe do te rikthehet Del Piero dhe Jakuinta. Ne qender te sulmit, Ranieri pritet te aktivizoje Poulsen, qe nga fillimi i lojes. Ne mbrojtje do te mbetet jashte Legrotalie. Trajneri eshte shprehur se ne kete moment ekipi duhet te jete i karikuar plotesisht, sepse gabimet kushtojne shtrenjte.