Kola: Rritja e numrit të bizneseve tregues pozitiv
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Tom Kola, u shpreh sot se numri i bizneseve të reja të regjistruara në gjashtëmujorin e parë të këtij viti u rrit me 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2009-ës, duke regjistruar 10.500 të tilla.
Duke e vlerësuar si tregues pozitiv të zhvillimit ekonomik, drejtori Koli tha gjithashtu se ka një rënie të numrit të bizneseve të çregjistruara, që për gjashtë muajt e parë të këtij viti ranë me 18%.
"Në vlerë absolute, deri në fund të muajit qershor në QKR u regjistruan rreth 10.500 biznese të reja, ndërsa u çregjistruan rreth 2.900 të tilla. Dinamika e bizneseve të reja rezulton me rritje kryesisht në rrethet Tiranë, Durrës, Fier dhe Lushnjë", tha Kola.
Nga statistikat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton se në Shqipëri ushtrojnë aktivitet rreth 133 mijë biznese aktive, nga të cilat 87% janë persona fizikë. Sipas një vlerësimi të QKR, rreth 4% e shqiptarëve zotërojnë një biznes. Qendra Kombëtare e Regjistrimit të biznesit (QKR) që u hap në shtator, 2007 ofron sportelet "one-stop-shop" për regjistrimin e biznesit, një shërbim në sportel të vetëm për të gjitha llojet e biznesit në gjithë vendin, ku numërohen 80 të tillë.