E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i bizneseve, QKR: S'ka krizë ekonomike

Regjistrimi i bizneseve tregon se situata në ekonominë reale shqiptare është pozitive dhe në rritje. Drejtori i qendrës kombëtare të regjistrimit e mbështeti këtë argument të tij në dy tregues bazë, në shifrat e bizneseve të reja të lindura në 6 mujorin e parë të 2010 si edhe në cregjistrimet duke i krahasuar me periudhën koresponduese të një viti më parë.

"Sivjet kemi një herë e gjysëm më tepër biznese të reja që kanë filluar të operojnë në treg, në krahasim me vitin e kaluar. Për vitin 2009, për 6-mujorin biznese të reja janë krijuar 7089 gjithsej, 1 janar- 30 qershor. Kurse për vitin 2010, kjo shifër është 10514. Janë 133 mijë biznese në Republikën e Shqipërisë. Vetë fakti që gjithnjë ka rritje dhe numri i cregjistrimeve është shumë i vogël se sa numri i regjistrimeve fillestare tregon që shifra totale e bizneseve aktive është gjithmonë në rritje", thotë Tomi Kola, drejtor i QKR-së.

Sipas drejtuesve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit shifrat flasin për një shtim të numrit të bizneseve si në shërbime ashtu edhe në sektorin prodhues të ekonomisë.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›