“Nuk braktisa fëmijët, por nuk duroja situatën në shtëpi’
17/02/2009 Paraqitet në komisariat nëna e tre fëmijëve
ELBASAN- Nuk i kam braktisur fëmijët, por ika nuk e durova dot situatën e krijuar në shtëpi. Këto kanë qenë fjalët e nënës së tre fëmijëve përpara agjentëve të policisë së Elbasanit. Gruaja që një javë më parë u denoncua nga bashkëshorti i saj për braktisje të fëmijëve është paraqitur në polici ku ka rrëfyer se kanë qenë mosmarrëveshjet dhe grindjet me bashkëshortin që e kanë bërë të braktisë shtëpinë. Burime nga policia konfirmuan se O. Zero, lindur në Korçë e banuese në lagjen “28 Nëntori” ishte shpallur në kërkim policor për braktisje të fëmijëve të mitur. Gruaja që akuzohej se la vetëm tre fëmijët ku më i madhi ishte 10 vjeç ka deklaruar se ajo nuk ka pasur si qëllim braktisjen e tre fëmijëve, por është larguar në shtëpinë e prindërve të saj në Korçë pas grindjeve që kishte pasur me bashkëshortin. Pritet që ndaj 29-vjeçares nënë e tre fëmijëve të pushojë akuza e braktisjes së fëmijëve. Kujtim Zero ka denoncuar më 8 shkurt të këtij viti në polici se gruaja e tij është larguar nga shtëpia dhe ka braktisur fëmijët e mitur. Nisur nga ky kallëzim policia shpalli në kërkim policor 29-vjeçaren, por kur kjo e fundit u paraqit dhe sqaroi rrethanat e largimit atëherë çështja mund të konsiderohet e mbyllur. Gjithsesi gruaja nuk ka vendosur ende të kthehet pranë familjes së saj, por ka deklaruar se do të kujdeset për fëmijët e mitur. Ky është denoncimi i dytë që bashkëshortët kanë bërë ndaj grave, të cilat kanë vendosur të largohen e më pas të paraqesin kërkesën e divorcit.