Kolaterali paralajmerimi i Bodes Rrezikohet sistemi bankar

Ministri i financave Ridvan Bode
Tirane 12 korrik 2011 NOA 8211 Ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh gjate forumit te Bankave se mos ekzekutimi i kolateralit po cenon sistemin e bankave.
Po marrim masa qe te mos lejojme qe faktore te tjere te brendshem te cenojne sistemin e bankave tha Bode.
Sipas tij analizat paraprake te BSH flasin per nje game te gjere problemesh sa i takon kreditimit dhe kolateralit. Keto lidhen me cilesine e permbarimit dhe ekzekutimin e vendimeve apati ne hapat e procesit dhe impakti qe ka sjelle mos ekzekutimi i kolateralit bankar.
Sipas ministrit te finances impakti ekonomik qe ka sjelle mosekzekutimi ne kohe dhe me eficence i kolateralit bankar eshte i konsiderueshem. Pasiguria dhe vonesat ne sistemin e ekzekutimit e bejne kompensimin per bankat nje detyre gjithnje e me te veshtire.
Totali i detyrimit te papaguar nga debitoret shkon ne vleren 20 miliarde leke. Vlera e kolateralit eshte dy here me e larte se detyrimi dhe ekzekutimi nuk do te perbente problem u shpreh Bode i cili shtoi se treguesit e performances se sistemit bankar gjithashtu jane prekur nga mungesa e mosekzekutimit te shpejte. Kredite e keqija jane rritur ndjeshem vitet e fundit dhe nje rol te konsiderueshem ne kete tregues ka luajtur pamundesia e bankave per te terhequr keto garanci cka do t8217u mundesonte atyre fshirjen nga bilancet te kredive te keqija qe do te shlyheshin me kolateral.
Ai theksoi se bankat kane qene te pamundura te terheqin garancite qe do hiqnin nga bilanci kredite e keqia. Kostoja e financimit ne disa sektore eshte rritur sikurse krediti i bankave tha Bode ndersa shtoi se mos ekzekutimi i kolateralit ndikon drejtperdrejte tek llogarite bankare te qytetareve.
Bode gjithashtu ka deklaruar se eshte me interes ruajtja e nje sistemi kredibel sepse prej kesaj rrjedh perfitimi i dyte i ekonomise ne teresi ai i perfitimit me shume kredi. Sipas tij sistemi bankar ne 5 vitet e fundit financon biznesin privat ekonomine reale me 45 te prodhimit te brendshem bruto dhe ka rritur mbi 10 here ne vlere totale sasine e kreditimeve qe ka bere per zhvillimin e vendit.
a.q/NOA