Bizneset në Tiranë thithën 75% të kredisë
12/07/2011 Raporti vjetor, 41% e depozitave në llogaritë bankare të kryeqytetit
Kredia për shtëpi, mbi 80% është dhënë në Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier
Bizneset e kryeqytetit kanë arritur të thithin 75 për qind të kredisë së dhënë nga sistemi bankar vitin e kaluar. Sipas të dhënave të raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, Tirana, për shkak të numrit më të madh të bizneseve, por edhe të degëve të bankave të nivelit të dytë në vend, arriti të marrë 70 për qind të kredisë bankare të dhënë vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia e dhënë në kryeqytet është rritur me një pikë përqindjeje më shumë ndaj totalit. Përqendrimi i kredidhënies në Tiranë është tregues i përqendrimit të lartë të aktivitetit ekonomik në këtë zonë, në të cilën operojnë rreth 40% e bizneseve në vend. Bizneset në rrethin e Tiranës kanë thithur rreth 75% të stokut total të kredive, të disbursuara për këtë sektor. Kreditë shënuan një rritje shumë të lehtë, krahasuar me rreth 74% që rezultonte një vit më parë. Shpërndarja gjeografike e kredisë për individë rezulton më proporcionale dhe e balancuar, se sa kredia për biznese. Individët në Tiranë kanë përfituar rreth 57% të stokut total të kredisë për këtë grup, ndërsa pjesa e mbetur është e shpërndarë më njëtrajtësisht në rrethet e tjera të vendit. Mbi 80% e kredisë hipotekare është dhënë në rrethet Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier, duke reflektuar zhvillimin më të madh të tregut të pasurive të paluajtshme në këto qendra . Ndërkohë, kredia konsumatore është shpërndarë në mënyrë më të balancuar dhe konsumatorët e rrethit Tiranë, kanë marrë rreth 53% të kredisë për konsum. Aktiviteti depozitues i individëve është në përputhje me shpërndarjen gjeografike të popullsisë në vend, duke reflektuar në të njëjtën kohë edhe faktorë të tjerë si, niveli i varfërisë dhe të ardhurat, emigracioni dhe prirjet për kursim dhe konsum. Kështu, Tirana zë rreth 41% të totalit të depozitave, ndërsa pjesa tjetër është kryesisht e përqendruar në rrethet me flukset më të larta të remitancave, si vendet e ulëta dhe ato bregdetare.