E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet paga minimale do te behet 20 mije leke ne muaj

Pagat minimale pritet të rriten me 1 mijë lekë. Këshilli Kombëtar i Punës votoi në mënyrë unanime që kjo pagë të shkojë nga 19 mijë lekë që është tani, në 20 mijë lekë. Propozimi sipas drejtuesve të Ministrisë së Punë pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Këshilli Kombëtar i Punës kërkoi gjithashtu nga biznesi, që tarifa doganore për lëndën e parë të këpucëve të jetë zero.

“Importet e industrisë fasone sot mbulojnë 100 mijë euro. Çfarë i kushton qeverisë shqiptare 100 mijë euro në vit për të hequr taksën zero për këtë sektor? Nuk mendoj se sot qeveria e ka problem heqjen e kësaj takse doganore për sektorin e këpucëve”-thotë Donika Mici, Përfaqësuese e Biznesit Fason.

Zv Ministri i Financave, Alfred Rrushaj tha se vlera, qe paguan aktualisht në dogana industria e këpucëve nuk është e ndjeshme dhe nuk rrezikon këtë lloj biznesi.

“Bërja zero e taksës doganore për lëndë të para për këpucët dhe konfeksionet, nuk e vë industrinë e këpucëve në një pozitë diskriminuese përsa i përket konkurrencës me pjesën tjetër të industrisë. Pas daljes së efektit neto do të riparaqitet për vendimarrje ajo që ka të bëjë me këtë taksë doganore”-tha Rrushaj.

Megjithatë propozimi I biznesit u mor në konsideratë dhe pavarësisht debatit që solli në mbledhje, do t’i dërgohet qeverisë për propozim. Në vendin tonë nga tarifa zero në dogana, për lëndën e parë, pritet të përfitojë edhe industria e tekstileve.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›