E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seksere hidrocentralesh Naco Duan te shesin kontratat

Në koncesionet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve  në vend janë rreth 15 kompani që nuk kanë zbatuar kontratat. Këtë fakt e bën të njohur ministri  i ekonomisë Nasip Naço që paralajmëron masa konkrete ndaj tyre deri dhe në zgjidhjen e kontratave.

“Nuk mund të rri duarkryq në rastin e një kompanie që ka marrë koncesionin në vitin 2007 dhe ende nuk ka bërë regjistrimin në QKR. Apo të një koncesionari që kontrata i parashikon rritjen e kapaciteteve instaluese në një kohë që nga ana e tij nuk është bërë asnjë investim edhe pse ka disa vite që e shfrytëzon. Ne nuk mund të lejojmë që këto investime dhe me rëndësi kombëtare të mbeten peng i disa kompanive fantazmë siç po na rezultojnë në disa raste, të cilat janë kthyer në sekserë në dyert e kësaj ministrie për të shitur kontratën në dhjetra apo disa qindra mijë euro. Do të ishte e patolerueshme për ekonominë shqiptare që nga 98 koncesione të marra vitet e fundit, 10 apo 15 prej tyre të mbeten vetëm në letër”-tha Naço.

Ministri i bëri këto deklaratë në një aktivet të organizuar nga IFC dhe Unioni i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, ku u diskutua për projektet hidroenergjitike në Shqipëri dhe bashkëpunimin mes kompanive vendase dhe të huaja në këtë sektor.  

Taulanta Boja

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›