20 mld leke kolateral Bode Asnje tolerim kredive te keqija

Bankat duhet të ekzekutojnë të gjitha vendimet për garancitë e kredive që paraqesin probleme në shlyerje. Me këtë mesazh, ministri i Financave u është drejtuar përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë si dhe mbikëqyrësve të këtij sistemi. Zoti Ridvan Bode tha se falimentimi i bizneseve është zhvillim normal në ekonomi, por tolerimi i këtyre problemeve krijon anomali për gjithë sistemin.
“Impakti ekonomik që ka sjellë mosekzekutimi në kohë dhe me efiçencë i kolateralit bankar është i konsiderueshëm. Totali i detyrimit të papaguar nga debitorët e që janë çuar në procesin e ekzekutimit të kolateralit arrin në rreth 20 miliardë lekë. Kur është fjala për të ekzekutuar kolateralin, nuk është fjala për të mbrojtur interesat e kapitalit të një banke, të një biznesi privat, por ka një impakt të gjerë në publik, interesin për të mbrojtur depozitat e qytetarëve të vendit”-tha Bode.
Shumë banka njohën rritje të kredive të këqija gjatë këtyre dy viteve dhe veç kësaj u përballën me shërbim përmbarimor jo efektiv. Licencimi i përmbaruesve privat ka ndihmuar sektorin bankar në marrjen e garancive të kredive.
“Vonesat në gjykim, shtyrjet e afateve kanë nxitur debitorët në moskthimin e kredive duke favorizuar kredimarrësit me probleme. Duket se marrëdhënia me shoqëritë përmbarimore ka pasur përmirësim cilësor pas miratimit të kuadrit ligjor dhe hyrjes në treg të përmbaruesve privatë”-tha guvernatori Ardian Fullani.
Prej 6 muajsh ministria e Drejtësisë ka dhënë licenca për përmbaruesit privatë. Janë rreth 50 persona dhe shoqëri që operojnë në gjithë Shqipërinë, funksionimi i të cilave ka lehtësuar shumë procedurat për ekzekutimin e vendimeve mbi garancitë bankare.
Florian Papadhimitri