E Diel, 1 Nëntor 2026

USAID: Shqiperia, kujdes korrupsionin dhe drejtesine

Qeveria firmosi dje marreveshjen e dyte te pragut per kualifikimin ne sfiden e mijevjecarit, por do te duhet ende pune per te perfituar nga ky program.

Zevendes asistenti administrativ i USAID, Thomas Mefford ne nje interviste ekskluzive per Top Channel veren se Shqiperia ka bere perparime, por per te perfituar nga ky program tashme kerkohen standarte te larta demokrartike.

“Edhe pse Shqiperia ka bere progrese ne luften ndaj krimit dhe korrupsionit mbetet ende shume per te bere. Ende nuk eshte kaluar linja e mesme qe do t’i lejonte vendit te perqendrohej tek programi kompakt. Programi i pragut te koorporates se sfides se mijevjecarit kerkon qe qeveria ta ktheje korrupsionin ne prioritetin numer nje”, ka pohuar Mefford.

Ai nenvizon si shume te rendesishme pikerisht luften kunder korrupsionit, por edhe reformimin e veprimin e drejtesise. “Dy vjet nuk jane shume, por mund te behet shume pune gjate kesaj periudhe. Reformimi i drejtesise eshte i rendesishem dhe mund te terhiqen investitore te rinj. Keto masa duhet te aprovohen ne nje kohe te shkurter”, ka shtuar Mefford.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›