Kolec Topalli: Historiografiaa jonë të çlirohet nga doktrina e Haxhi Qamilit

Muaji nëntor shënoi vitin jubilar, 100 vjetorin e “Kongresit të Manastirit”. Një shekull më parë, figurat më të shquara të kombit, vendosën në Manastir që alfabeti i gjuhës sonë të bazohej në alfabetin latin. Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tregon disa të vërteta historike që nuk pasqyrohen aktualisht në tekstet tona historike.
Sapo lamë pas një javë të mbushur me dhjetra aktivitete përkujtimore për nder të 100 vjetorit të “Kongresit të Manstirit”, një ngjarje themelore politike, arsimore e kulturore në historinë e shqiptarëve. Sipas jush si ka ndikuar kjo ngjarje e madhe e 14-22 nëntorit në zhvillimet e mëvonshme të kombit shqiptar?
Alfabeti i përbashkët në Kongresin e Manasitit, ka qenë një ngjarje me rëndësi të veçantë politike, shoqërore dhe kulturore për të gjithë popullin tonë, prandaj është e natyrshme që ajo të ketë patur një ndikim të fuqishëm në ngjarjet që rrodhën pas saj. Ky kongres me krijimin e alfabetit të njëhsuar të gjuhës shqipe krijoi dhe urat ndërlidhëse ndërmjet shqiptarëve, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Ai shënoi bashkimin e të gjithë bashkëkombasve në luftë të përbashkët për liri, drejtësi shoqërore, kulturë dhe për shkollat shqipe. Historia e këtyre viteve dëshmon se pas Kongresit të Manastirit ngjarjet e tjera të mëdha u shënuan për historinë tonë kombëtare, të cilat arritën në kulmin e tyre me kryengritjet e mëdha të viteve 1910- 1911, në Shqipëri, por më shumë në Kosovë dhe patën si përfundim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Kjo është arsyeja që Kongresi i Manastirit për rëndësinë kombëtare që ka mund të krahasohet me ngjarje të tilla madhore të historisë së Shqipërisë siç është Besëlidhja e Lezhës, Kuvendi i Arbërit, Lidhja e Prizrenit, etj.
Si janë servirur 100-vitet e fundit të kombit shqiptar në tekstet tona historike; a janë shqiptarët të informuar drejt për historinë e tyre?
Ky është një problem vërtet madhor me shumë rëndësi për popullin tonë. Vërtet ka kaluar një periudhë 100-vjeçare qëkur u mbajt Kongresi i Manastirit dhe shumë ngjarje historike janë shënuar në historinë e vendit tonë pas saj. Por e vërteta është se ne nuk kemi një histori të paanshme dhe të shkruar me objektivitet shkencor. Për 50 vitet e shkuara regjimi komunsit e shkroi dhe e interpretoi historinë duke e parë atë sipas parimeve komuniste të luftës së klasave. Prandaj për 50 vjet historia e kombit shqiptar është shtrëmbëruar në mënyrën më të turpshme. Kjo vlen sidomos per përiudhën pas shpalljes së pavarësisë, për periudhën e mbretërisë së Zogut, të Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos për periudhën 50-vjeçare të vetë regjimit. Por edhe periudhat më të hershme historike kanë nevojë të rishikohen sepse edhe atje janë bërë shtrëmbërime sipas parimeve të regjiit komunist. Unë po jap vetëm një shembull. Lëvizja e Haxhi Qamilit është paraqitur nga historiografia komuniste si një lëvizje fshatare kundër bejlerëve duke dashur me këtë të shënojë se në regjimet e kaluara ka qënë e zhvulluar lufta e klasave nëpërmjet fshatarësisë dhe bëjlerëve. E vërteta është ndryshe. Haxhi Qamili ka luftuar në emër të Turqisë për rikthimin e saj në një kohë kur Shqipëria ishte shpallur shtet i pavarur dhe po orientohej drejt Perëndimit. Prandaj edhe lufta që bëri ai me disa bejlerë, duke i djegur shtëpitë dhe duke i vrarë, nuk ka qënë luftë klasore, siç paraqitej në historinë e asaj kohe, por ka qenë luftë për të kthyer siç thoshte ai: “Dum Babën! Dum baba Dovletin!” Kjo është arsyeja që me këtë shtrembërim që iu bë historisë lind nevoja e rishkrimit të saj. Po më këtë shtrëmbërim është paraqitur Lufta e Dytë Botërore, për të cilën janë dhënë vetëm aksionet luftarake të frontit Nacional Çlirimtar që drejtohej nga Partia Komuniste dhe është mohuar lufta e patriotëve të tjerë që kanë luftuar kundër pushtuesve por në formacione të tjera luftarake. Janë denigruar dhe janë lënë në heshtje figura të shquara të kulturës, shkencës, artit vetëm sepse nuk u shkonin për shtat regjimit komunsit. Mjafton të përmendim njerëz të shquar të kombit, elitën si Gjergj Fishtën, Faik Konocën, Ernest Koliqin, Vinçens Prennushin, Martin Camajn, Arshi Pipa, Qemal Draqinin, etj. Do të jap edhe një shembull tjetër meqë jemi në vitin jubilar të Kongresit të Manastrit. Edhe në periudhën e komunizmit është shkruar për këtë ngjarje madhore të të kombit tonë, por ajo është paraqitur tërësisht e shtrëmbëruar, sepse në këtë kongres disa prej personaliteteve të shquara që kanë marrë pjesë dhe përfaqësoni elitën e shquar të popullit tonë, nuk i përshateshin regjimit komunist. I tillë ka qënë Gjergj Fishta, poeti ynë kombëtar i cili u zgjodh në krye të komisionit të hartimit të alfabetit të gjuhës shqipe, megjithëse në atë kohë nuk kishte më shumë se 37 vjeç. Por ai u zgjodh në atë detyre meqenëse ishte bërë i njohur me botimin e disa këngëve të “Lahutës së Malësisë”, ashtu edhe me botimin e veprës “Anzat e Parnasit”. Prandaj Fishta u zgjodh njëzëri si kryetar i komisionit për hartimin e gjuhës shqipe. Por Fishta ishte i ndaluar nga regjimi komunsit. Prandaj ky fakt nuk është paraqitur në studimet që janë botuar nga studiuesit e asaj periudhe për Kongresin e Manastririt. Madje as fotot nuk janë paraqitur drejt ose janë retushuar me qëllim që të mos dilte fytyra e tij. Një figurë tjetër që ka luajtur rol në Kongresin e Manstirit ka qenë edhe Mihtat Frashëri, i cili u zgjodh si kryetar i kongresit, por edhe kjo figura që është lënë në heshtje nuk përmëndet në studimet e asaj kohe, sepse më vonë ai u kryetar i Ballit Kombëtar dhe nuk i përshtatej politkës.
Cili është problemi kryesor që qëndron aktualisht para historianëve në lidhje me interpretimin e objektiv të historisë kombëtare?
Duke parë që historia është shtrëmbëruar në një mënyrë të tillë, pra nuk është paraqitur e vërteta objektive, historiografia shqiptare ka shumë punë për të bërë. Historia e popullit shqipar duhet të rishkruhet me objektivitet shkencor, me paanshmëri, duke lënë menjanë doktrinat e kaluara komuniste dhe luftën e klasave. Historia duhet të mbështet në parime të reja universiale më te cilat shkruhet historia e çdo vendi në kohët modrene duke paraqitur faktet dhe ngjarjet historike ashtu siç kanë qënë, pa retushime pa i hequr asgjë asaj.
Sa të pasura janë arkivat tona për të nxjerrë të vërteta historike?
Arkivat tona kanë materiale të shumta, shumë nga këto materiale nuk janë shfrytëzuar ose janë shfrytëzuar keq, duke u interpretuar sipas orientimeve të veçanta dhe sipas përkatësive partiake. Marterialet për historinë e popullit tonë mund të gjënden edhe në arkivat e shteteve që kanë pasur marrëdhënie të hershme me popullin tonë, prandaj duhet gërmuar sidomos në arkivat e Romës, Vatikanit, Stambollit, Venedikut, Raguzës, Londrës, Vjenës deri në Kopenhagen, ku kohet e fundit janë zbuluar disa materiale në bibliotekën mberëtrore të atij qytetit, me interes, sidomos për arbëreshët e Italisë. E rëndësishme është që këto materiale të sillen në atdhe dhe të vihen në dispozicion të studiuesve dhe prej tyre të nxirren të vërtetat historike duke u bashkuar me dokumentat e tjerë që mund të gjurmohen jo vetëm në arkivat tona, por edhe pranë familjeve të afërrmve të personaliteteve të shquara që mund të kenë ruajtur dokumnate, shkrime, kujtime me vlerë për historinë
...