E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita:Qeveria të rrisë fondet për ata që jetojnë me asistencë sociale

Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron si të pamjaftueshme rritjen e fondeve për ata që trajtohen me asistencë sociale në projekbuxhetin e vitit 2009 që pritet të miratohet sot në Kuvendin e Shqipërisë. Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, apeloi ndaj qeverisë që të rishohë këtë zë në ligjin financiar. “LSI duke analizuar me shumë kujdes çdo shifër të paraqitur në projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2009 është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve si rezultat i politikave ekonomike që freenojnë zhvillimin dhe thellojnë varfërinë. Buxheti i propozuar nga qeveria për vitin 2009 shpreh qartë orientimin për t’i shërbyer zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare në vend të ndikimit pozitiv në ukljen e varfërisë dhe lehtësimin e jetës së shqiptarëve. Mund të thuhet me gojën plot se Fondet e parashikuara për Politikat sociale për vitin 2009 realisht nuk kanë asnjë rrije. Rritja prej 0,1% e GDP e ndihmës ekonomike është aq qesharake sa kjo kuptohet nga cdo qytetar e jo më nga ekspertët e ekonomisë. Qeveria e Berishës deklaroi me gojën e ministrit të ekonomisë se cmimi i energjisë eelktrike do të rritet përsëri ndërsa në projketbuxhet nuk është parashikuar asnjë lek kompensim për këtë, pra barra e rritjes së cmimit të energjisë do të bjerë përsëri mbi ata shqiptarë që paguajnë energjinë duke i varfëruara ata akoma më shumë. Edhe pagesa e papunësisë nuk pëson asnjë ndryshim, pra ndërsa kosto e jetesës rritet në mënyrë të pandalëshme këto mijra familje shqiptare do të vazhdojnë të zhyten në një varfëri të tejskajëshme dhe me këtë qeverisje nuk do të ketë asnjë shpresë se mund të lehtësohet varfëria e tyre”- deklaroi Kodra. Sipas nënkryetares së LSI rënia e natyrshme e dërgesave të emigrantëve për arsye të krizës financiare që ka përfshirë botën e bën situatën akoma më të vështirë në një kohë që mosmarrja e asnjë mase konkrete nga ana e qeverisë në këtë situatë e kompromenton rëndë raportrin e saj me shqiptarët dhe varfërinë e tyre duke u bërë nga lehtësuese e varfërisë në një qeveri që e rëndon dhe e thellon atë. “Remitancat ne vendin tonë arrijnë rreth 1 miliard euro në vit ose rreth 1/3 e shpenzimeve vjetore, kjo shifër bie në mënyrë të vazhdueshme, por si pasojë e krizës kjo shifër rrezikon të ulet në mënyrë drastike. Në projektbuxhetin e paraqitur qeveria nuk ka vlerësuar rreziqet serioze që vijnë nga kriza globale ekonomiko financiare; ndikimet e fushatës elektorale e të mbi zhvillimet ekonomike në vitin 2009; problemet dhe gjendjen ekonomiko financiare të KESH; rritjen e cmimeve në tregun ndërkombëtar dhe ndikimi i tyre në ekonominë shqiptare; nivelin e ulët dhe mungesën e kapaciteteve të administratës publike. Ndërsa vendet fqinjë me Shqipërinë po marrin masa për të përballuar krizën financiare, që po rrezikon të kthehet në krizë të ekonomisë reale, qeveria shqiptare jo vetëm që nuk ka një plan konkret ndërhyrje antikirizë. Por vazhdon të përsërisë se Shqipëria nuk rrezikon të përfshihet nga kriza Ndërkohë shqiptarët po varfërohen përditë e më shumë”- nënvizoi Kodra. Në këtë kuadër ajo i ka kërkuar publikisht qeverisë që në mënyrë të përgjegjëshme të reflektojë e ndryshojë ato shifra që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me luftën kundër varfërisë sepse thellimi i saj do të shtonte tensionet sociale dhe pasigurinë për të nesërmen në mijra e mijra familje shqiptare....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›