Meta nga Elbasani përjashton mundësinë e çdo lloj koalicioni me PS për zgjedhejt e vitit 2009

Reagimi i drejtuesit të LSI-së vjen një ditë pas akuzave të ashpra të Edi Ramës ndaj grevës së urisë kundër Kodit Zgjedhor dhe pasi Fatmir Xhafaj cilësoi ai aleatë të së ardhmes vetëm Gjinushin dhe Milon.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka shuar dje çdo zë që fliste mbi mundësinë e daljes së saj në zgjedhjet e vitit 2009 së bashku me Partinë Socialiste, pavarësisht përplasjeve të ashpra të muajve të fundit që në focus kryersor kanë patur reformën zgjedhore. “Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë aleancë me asnjë nga partitë, që dhunuan kushtetutën në 21 prill, si dhe prodhuan një kod të dyshimtë. LSI do të ketë aleancë me forcat me të vërtetë demokratike dhe progresive. Ajo do të ketë dy aleanca, një për mbrojtjen e votës, e cila nuk do të ketë dallime partiake dhe tjetra koalicioni electoral” - deklaroi dje para dite kryetari i LSI-së, Meta në një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Elbasanit. Sipas tij, LSI është një forcë e madhe dhe do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme. “Me aprovimin e Kodit të Ri Zgjedhor detyra jonë rritet dhe merr dimension të ri dhe ne do të jemi garant të mbrojtjes së votave, jo vetëm të LSI-së, por të çdo qytetari shqiptar”- u shpreh lideri i LSI-së, Meta. Ndërkaq, duke u ndalur tek strategjia e kësaj partie, Meta deklaroi se, “ne kemi strategjinë tonë për të fituar votën në zgjedhjet e ardhshme, por edhe strategjinë për të qenë garant për mbrojtjen e votës së çdo qytetari dhe për këtë do të kemi një asistencë shumë të fuqishme ndërkombëtare”. “Jemi në kohën e duhur dhe kemi të gjithë kohën e duhur për të parandaluar çdo problem që ka të bëjë me votën e lirë dhe të sigurtë të qytetarëve shqiptarë”- nënvizoi Meta. Gjithashtu kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim shtoi
se Elbasani duke qenë një nga qarqet kryesore të vendit do të japë rezultate të
shkëlqyera në zgjedhjet e ardhshme në qershor të vitit 2009. vetëm një ditë më parë po në këtë qytet, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka sulmuar ashpër partinë
e drejtuar nga Ilir Meta në lidhje me grevën e urisë që LSI udhëhoqi për 9 ditë
me rradhë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e rradhës së Asamblesë Kombëtare Socialiste kryesocialisti akuzoi Metën se ka lexuar qëllimisht gabim Kodi e ri Zgjedhor për ta kontrstuar më pas atë. “Jemi bërë objektiv i mllefit politik për miratimin e kodit. Ne nuk kemi ndërmend t’u përgjigjemi me mllef, sepse kështu nuk ndërtohet e ardhmja. Nuk i jemi përgjigjur dhe asnjëher nuk do ti përgjigjemi me të njëjtën frymë këtyre sulmeve, të cilat i konsiderojmë të padenja për Europën ku ne duam të integrojmë vendin. Mllefi nuk është alternative, mllefi nuk është program politik, ne do të vazhdojmë të jemi fuqia e ndryshimit përditë e më shumë për politikën shqiptare”, tha Rama.”- u shpreh Rama, duke iu referuar grevës së urisë së deputetëve të LSI, PDK dhe PS-91. Sipas Ramës, në hartimin e kodit, PS-ja ka patur bindje se do të garantohet ruajta e votës, ndërsa ka siguruar se zgjedhjet 2009 do të
jenë evropiane. Në këtë kuadër ai ka theksuar se PS-ja nuk do të rresht së nënvizuari domosdoshmërinë, që reforma zgjedhore të mos cënohet për shkak të mungesës
së infrastrukturës zgjedhore. Reagimi i Metës vjen pikërisht një ditë pasi lidershipi zyrtar i Partia Socialiste duket se ka vendosur i pari një vijë të qartë demarkacioni për
ato forca të majta që konsiderohen si aleteat e saj besnike. Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Fatmir Xhafaj gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë Kombëtare pasi paraqiti një pasqyrë të shkurtër e marrëdhënieve brenda të majtëve së bashku me një vlerësim mbi të gjithë procesin e hartimit dhe miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, theksoi
se ndërsa PSd e Gjinushit dhe PDS e Milos kanë qenë luajale nga ana e LSI-së ka patur vazhdimisht presione, akuza dhe reagime sipas Xhafës emocionale të cilat
kanë zbehur mundësinë e vendosjes së paqes mes këtyre dy forcave politike të
së majtës. Për me tepër sistemi i ri zgjedhor që është adoptuar pas ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit të shkuar, favorizon daljen vetëm ose në koalicione të veçanta, gjithnjë në rast se një forcë politike beson se gëzon një mbështetje
të konsiderueshme tek qytetarët.
...