Prizreni pret Dokufest
Kanë mbetur jo më shumë se dy javë kur Prizreni do të flasë në gjuhën e filmit. Më 3 gusht, në këtë qytet, fillon "Dokufest". Çelja e aktivitetit, por edhe mbyllja do të ofrojnë për publikun kosovar projektimin e dy filmave të huaj, të vlerësuar në aktivitete ndërkombëtare të kinematografisë. "Youssou n‘Dour: I bring what i love" me regji të Elisabethe Chai Vasarhelyi, fitues i Çmimit Special të jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Lindjes së Mesme si dhe fitues i Shpërblimit të Shikueseve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Paulo, është filmi që do të hapë festivalin. Ky film e dërgon shikuesin në prapaskenën dhe në botën e muzikantit të famshëm afrikan, Youssou N‘Dour. Tregimi brenda filmit përcjell pikën kthyese të jetës dhe karrierës së artistit, atëherë kur ai publikon albumin e tij personal dhe kontrovers të titulluar "Egjipt", ku me këngë përgëzon Islamin.
Por shpresa e këngëtarit që të promovojë një Islam tolerant përballet me një problem kur vendasit e tij e kundërshtojnë albumin duke e denoncuar atë si blasfemik. Ndërsa "Waltz With Basher" me regji të Ari Folman është dokumentari që do të shfaqet në natën e mbylljes së festivalit. Ky film dokumentar i animuar paraqet luftën e vitit 1982 në Liban dhe masakrën famëkeqe Sabra dhe Shatila, të kryer nga Phalangistët e Krishter mbi kampet e refugjatëve Palestineze në Bejrut. Regjisori Folman, i përndjekur nga një kujtim i vetëm nga ajo natë kritike, një ëndërr ankthi ku ai dhe shokët e tij dalin nga deti dhe ecin nëpër plazh në Bejrut, ballafaqohet me pyetjen e vështirë se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë. Filmi "Waltz with Bashir" është nominuar për çmimin "Oskar 2009". Ky realizim fitoi shpërblimin Filmi më i Mirë i Huaj në Golden Globe Awards; çmimin Filmi më i Mirë i Metrazhit të Gjatë nga Shoqata e Kritikëve të Filmit në Los Anxhelos; gjashtë çmime në Academy Awards të Izraelit; shpërblimin Filmi më i Mirë në Gjuhën e Huaj nga Shoqëria Kombëtare e Kritikëve të Filmit; çmimet Arritje Kulminante për Filmat Ndërkombëtarë dhe Arritje Kulminante për Regji nga Cinema Eye Honors. Për organizimin e festivalit në Prizren kanë ofruar ndihmën e tyre 280 vullnetarë.