Patos 40 mije banore pa uje te pijshem

Rreth 40 mijë banorë të qytetit të Patosit, por edhe rrethinave të tij kanë ngelur pa ujë të pijshëm që prej ditës së djeshme për shkak të vjedhjes së rreth 2.5 km kabëll të tensionit të lartë 6 mijë volt në zonën e Cakranit. Kjo linjë furnizon me energji elektrike stacionin e pompave të ujit në fshatin Varibob nga ku furnizohet qyteti i Patosit.
Policia, drejtues të ujësjellës Patos si dhe specialistë të kësaj ndërrmarrje kanë inspektuar zonën ku është vjedhur kabllit prej bakri.
“ Janë marrë rreth 7 shtylla tel, 2 kilometra e gjysmë. Rreth një javë përpara kanë vjedhur edhe në komunën e Cakranit panelet tek stacioni në Selitë” tha Kudret Rama, përgjegjës i stacionit të pompave.
“Është hera e dytë që ndodh i njëjti fenomen në segmentin Cakran- Varibob. Është bërë për t’u ardhur keq që qytetarët mbetën sërish pa ujë, megjithatë forcat tona do ta zëvendësojnë përsëri vetë se KESH-i këtu është i papërgjegjshëm” tha Baftjar Gropa, drejtor i ujësjellsave.
Linja që furnizon stacionin e pompave të qytetit të Patosit është vjedhur 2 herë brenda një muaji duke krijuar mungesa në furnizimin me ujë të pijshëm për qytetin një intervale kohore prej një jave.
Aleksandër Nushi
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 18 dhjetor 2010 )