E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti bora i le vendin shiut. Rriten temperaturat

Rreshjet e dëborës që prekën një ditë më parë gjithë territorin e vendit duke mos përjashtuar as zonat bregdetare janë zëvendësuar nga rreshjet e shiut. Në zonat malore ku bora dhe akulli kishte krijuar mjaft probleme në qarkullim tashmë ka filluar përmirësimi i situatës.

Po ashtu edhe shumë komuna ku trashësia e dëborës i kishte kaluar 50 cm duke i bllokuar ato tërësisht tashmë ka filluar lëvizja drejt qyteteve. Ndërsa problemi i furnizimit me energji elektrike mbetet problem në zonat e thella pasi ka qenë e pamundur ndërhyrja për shkak të motit të keq.

Ndërsa është përmirësuar furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të ngritjes së temperaturave dhe shkrirjes së tubacioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›