E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagjia e Re e Kuksit pa drita. Stuhia demton linjen e energjise

Për shkak të erërave të forta Lagjia e Re e Kuksit prej ditësh nuk furnizohet me energji elektrike pasi janë këputur telat përcjellës të saj. Përvec mungesës së energjisë banorët druajnë pasojat që mund të shkaktojnë telat e rënë në tokë të cilët përcjellin energjinë 10 mijë vat.

Shtyllat elektrike në këtë lagje kalojnë mespërmes banesave dhe shumë pranë çative të tyre. Për këtë arsye banorët e lagjes kanë kërkuar nga kompania e shpërndarjes CEZ transferimin e shtyllave pasi ato janë një kërcënim serioz sidomos për fëmijët, por kjo nuk është marrë përsipër nga kompania.

Përves shtyllave edhe kabina e shpërndarjes së energjisë është tërësisht e hapur në mes të lagjes së banuar. Por një një situatë e tillë, ku telat e tensionit të mesëm kalojnë mes për mes qendrave të banuara, është kthyer në një fenomen të zakonshëm për të gjitha zonat rurale të qarkut të Kukësit.

Flutura Tota                            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›