E Diel, 1 Nëntor 2026

Prag piku veror, 1.2 milione turiste vizitojne Shqiperine

Sapo ka nisur sezoni turistik i ketij viti dhe shifrat zyrtare flasin per rritje galopante ne krahasim me vitin 2010. Te pakten 1.2 milione turiste vizituan Shqiperine ne 6 mujorin e pare te vitit 2011 duke u regjistruar 39.2 per qind me shume turiste se vitin e kaluar. Tashme, turizmi eshte shnderruar nga pasuri potenciale ne pasuri reale per zhvillimin dhe begatine e shpejte te vendit. Investimet ne infrastrukturen rrugore, marketing dhe rritja e intensitetit te marredhenieve ekonomike me vendet e tjera ka bere te mundur qe vitet e fundit te ruhet tendenca pozitive e rritjes se numrit te vizitoreve nderkombetare. Ministrja ne detyre, Suzana Turku, ne nje konference per shtyp, deklaroi se per periudhen janar-qershor numri i vizitoreve ka arritur shifrat 1.2 milion cka ka bere qe te ardhurat nga turizmi per 3-mujorin e pare te vitit 2011 te rriten me 8.5% me shume, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. "Nga 1.2 milione turiste qe vizituan Shqiperine 764 539 persona ishin nenshtetas te huaj, kundrejt 549 105 vizitoreve ne 2010. Numrin me te madh te vizitoreve e zene kosovaret me 34%, maqedonasit 16%, malazezet 10%, italianet 6%, greket 8%, gjermanet 3% etj. Nga keta 54% jane vizitore me nete qendrimi, 36% jane vizitore ditore dhe 10% jane vizitore transit” tha ministrja ne detyre, Suzana Turku. Gjate vitit te kaluar zonat turistike shqiptare, kryesisht ato bregdetare nga veriu ne jug te vendit, perjetuan nje nivel te larte te frekuentimit nga pushues vendas e te huaj, duke bere qe zhvillimi i turizmit te shnderrohet ne degen kryesore te ekonomise per keto zona.

“Duke vleresuar kete trend, edhe gjate ketij viti, ne bregdetin shqiptar, Turku tha se pritet qe te mberrijne turiste te shumte jo vetem nga Kosova e Maqedonia, por edhe nga Evropa perendimore dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilet besohet se do t’i mbeten besnike deshires per te kaluar qofte edhe pak dite ne Shqiperi”. Kthimi i turizmit nga pasuri potenciale ne pasuri reale per zhvillimin dhe begatine e shpejte te vendit, eshte nje nga objektivat me te cilat duhet te matet roli i institucioneve, i shtetit dhe i politikave qe mbeshtesin, perkrahin, stimulojne dhe zhvillojne industrine turistike. Me tej ajo shprehu se “tashme produktet turistike qe ofrohen ne Shqiperi po alternohen sipas kerkesave te tregut duke perfshire me se shumti turizmin e diellit dhe reres, trashegimine kulturore , natyren interesante, gastronomine tradicionale, turizmin rural dhe shume aspekte te tjera qe deshmojne autenticitetin e vendit”. MTKRS ka si objektiv kryesor zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem, i cili mbron dhe zhvillon trashegimine kulturore dhe natyrore te Shqiperise dhe njeh rendesine e nje mjedisi atraktiv, si parakusht per nje turizem te suksesshem. Lidhur me sezonin veror turistik 2011, e rendesishme eshte te theksohet ngritja e Komitetit Nderministror per Turizmin, ku cdo ministri ka detyrat e saj ne funksion te mbarevajtjes se sezonit turistik”- theksoi Ministrja ne detyre Suzana Turku.

“Ne kete kuader, MTKRS gjate muajit Maj ngriti nje grup pune, i cili evidentoi situaten e pastertise se plazheve te Shqiperise nga Velipoja ne Ksamil, ne prag te fillimit te sezonit veror turistik. Gjithashtu, gjate javes se kaluar ne MTKRS inicioi organizimin e nje takimi me perfaqesues nga Komitetit Keshillimor i Sektorit Privat ne Turizem, Zyrave te Sherbimit Turistik dhe aktoreve te tjere nga industria e turizmit mbi problematiken aktuale te ketij sezoni turistik dhe alternativat e zgjidhjes se ketyre problemeve.

Statistikat per 6-mujorin e pare te vitit 2011

Per periudhen janar-qershor numri i vizitoreve me nenshtetesi te huaj dhe shqiptare eshte 1.2 milion

Numri i vizitoreve me nenshtetesi te huaj gjate 2011-es eshte 764 539

Numri i vizitoreve me nenshtetesi te huaj gjate 2010-es eshte 549 105

Nga keta:

54% jane vizitore me netqendrime

36% jane vizitore ditore

10% jane vizitore tranzit

Numrin me te madh te vizitoreve janar- gusht

34% Kosovare

16% Maqedonas

10% Malazez

6% Italian

8% Greke

3% Gjermane

Turistet e huaj

Turistet europiane perbejne 94%

Turistet amerikane perbejne 3%

Turistet aziatike 2%

Turiste te tjere 1%

Sipas menyres se udhetimit vizitoret ndahen:

80% me toke

15% nga ajri

5% nga deti.

Pika hyrese tokesore me fluks me te madh eshte Morina nga e cila kalojne me shume se 30% e vizitoreve, e ndjekur nga Muriqani dhe Qafethana secila me mbi 10% te hyrjeve.

Analiza e koheqendrimit per jorezidentet rezulton se:

Me shume se 60% kane shpenzuar deri ne 5 dite qendrimi ne Shqiperi

Ndersa rreth 16% shpenzojne deri ne 10 dite

Sipas grupmoshes vizitoret ndahen:

10% jane nen moshen 20 vjec

64% i perkasin grupmoshes 20-50 vjec

25 % i perket grupmoshes mbi 50 vjec.

Te ardhurat nga turizmi per 3-mujorin e pare te vitit 2011 jane:

174.8 milion euro gjate 2011

161.3 milion euro gjate 2010

ose 8.5% me shume gjate ketij 3 mujori

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›