E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor fillon sot shqyrtimin e ankimimeve

Kolegji Zgjedhor nis sot shqyrtimin e ankesave të subjekteve zgjedhore, të cilat kanë ankimuar pranë këtij institucioni vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me rezultatet e votimeve në qarqet e Beratit, Shkodrës, Fierit dhe Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Gjatë mbledhjes së parë do të mbahet sot ku, Kolegji do të shqyrtojë dy ankesa të PD-së për Qarkun e Fierit. Kjo forcë politike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të 6 qendrave të votimit në këtë qark dhe vendimin e KQZ-së të datës 13 korrik për tabelën përfundimtare të rezultateve në Fier. Ndërsa PS ka depozituar katër kërkesa ankimore për qarqet Berat, Shkodër, Tiranë dhe Fier. Socialistët kërkojnë rinumërim të fletëve të pavlefshme në Berat dhe shpalljen të pavlefshme të votimit në komunën Ruzhdie të Fierit, si dhe në disa qendra votimi në Tiranë e Shkodër.

Kolegji Zgjedhor i vendosur pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë përbëhet nga 8 gjyqtarë. Sipas Kodit Zgjedhor, vendimet e tij janë të formës së prerë. Anëtarët e kësaj trupe gjykuese e ushtrojnë detyrën e tyre deri në përfundim të legjislaturës së ardhshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›