Zhurmë e madhe tek dezhurni i selisë së PS-së
Nën frike dhe tërë makth. Ai po bën një muaj që i gdhin ditët në zyrën e tij. Ditë pas dite e natë pas natë i ngrysur me kokë mbi tavolinë, i palarë e i parruar. Ai tashmë po dergjet karrigen e ëndrrave të tij. Nuk e ka sensin e ditës apo natës. Nuk e di se çfarë thotë. Niset për të shkuar në bashki, por aty nuk gjen askend, të gjithë futen skutave a u thua se çfarë egërsire ka hyrë në godinë. Para ca ditësh e braktisi edhe shoferi i tij. Tha “Rama nuk durohej” i dha çelësat në dorë dhe iku. Afër tij qendrojnë shumë pak njerëz. Janë pikërisht ata që akoma i mban shpresa për se do të fitojnë ndonjë gjë prej gjallesës 2 metërshe. Ndërsa të nxehtit e këtyre ditëve ia kanë turbulluar edhe shikimin. Dikush një ditë i tha se kishte një porosi nga “baba”. I tha se ai e kishte porosit t’i thoshte që çelësat e zyrës leja tek lokali poshtë. Ai u tërbua, rrakëlleu gjithçka kishte aty. U bë shamatë e madhe. Morracaku doli prej andej e bëri be se s’do shkelte kurrë në atë derë. Dhe bisha u ngujua brenda. Turfullon nga inati. Nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do t’i kishte të gjithë kundër. Ca të tjerë prej kohësh po e prisnin këtë. Pritën sa ai të gjunjëzohej nga armiku i përbashkët dhe të bridhin ekran më ekran për të thënë se profecia doli. Se hoxha ra nga minarja por këtu nuk pat gisht vetëm zoti. Dikush doli e tha se kur u bënë llogaritë makinës i ranë bateritë. Këshilltarët e tjerë thanë se ai nuk është menaxhues i mirë. Dhe thanë se kishin qenë kundër tij qysh në fillim, por ata ishin kundërshtarë dashnorë. Dhe duan të fitojnë, të hanë ndonjë copëz mishi nga kuçedra e kalasë së tyre. Por janë po ata, po ata që vranë e prenë. Ndoshta më të këqinj se vetë kuçedra. Në fund të fundit motivi i jetës së një kuçedre të hajë të tjerët është. Por hienat dolën. Dolën tama siç dalin krimbar nga trupi i një breshke të ngodhur kur e lëviz, dhe ti pret që ajo të nxjerrë këmbët, por në vend të tyre dalim kërmat. Ja ashtu dolën dy të parët. Nesër do të dalë edhe një tjetër. Por ndodhta edhe jo sepse kuçedra është gjallë akoma. Akoma nxjerr tym nga goja dhe hundët. Ajo sërish e tund bishtin sa lëkundët tërë ish godina e komunistëve. Atje dëgjuam zëra. Po po, dëgjuam zëra kur kaluam sot në mëngjes afër ndërtesës së kuqe. Nuk pamë këmbë njeriu, por zëra dëgjuam. “KQZ, KLD, BAMIR, HAFIJE, INA, DADE, FINO, KOLEGJ, AI SHKËR..., BLUSHI, DHE, MALAJ, LANGARAQ, FITOVA,” ja këto dëgjoheshin. Nuk të linin të kuptoje asgjë. Sepse të tjerat ngatërroheshin nga bërtitmat e të tjerëve.
...