Kolegji Zgjedhor miraton kerkesen e PS-se

Kolegji Zgjedhor miratoi kërkesën e Partisë Socialiste për ndryshimin e fletëve të votimit.
PS kërkoi vendosjen e siglës së partive të koalicionit, krahas atyre të koalicionit të mazhorancës ku lista e partive ishte e plotë.
Selia rozë ankimoi vendimin e KQZ-së e cila kishte lënë në fletë vetëm siglën e “Aleancës për të ardhmen”.