E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, KQZ miraton tabelën për Këshillin Bashkiak

TIRANË- KQZ me katër votat e mazhorancës miratoi tabelën përmbledhëse për këshillin bashkiak të Bashkisë së Tiranës.

Miratimi i këtij vendimi i hap rrugë shpërndarjes së mandateve për këshillat bashkiakë të 11 jësive vendore të Tiranës, ku sipas variantit të hartuar nga administrata zgjedhore, rezulton se koalicioni i majtë Aleanca për të Ardhmen do ketë 27 këshilltarë, ndëkohë që Aleanca për Qytetarin do ketë 28 këshilltarë.

Përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan p/aktin e paraqitur nga administrata e KQZ-së, duke argumentuar se mandatet e përfshira në tabelën përmbledhëse të rezultateve nuk janë në përputhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe të KQZ-së. 

Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji kundërshtoi p/aktin e paraqitur, i cili sipas tij, nuk pasqyron ndryshimin e tabelave.
Ai ngriti pretendimin se numri i fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme nuk përputhen me fletët në kuti dhe se numri i votave të gjetura në kuti nuk korrespondon me numrin e votuesve.

Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti pohoi se tabela e paraqitur për miratim është e rregullt dhe se në të pasqyrohen të gjitha ndryshimet. 

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, tabela përmbledhëse është hartuar duke marrë tabelat e KZAZ-ve të grupeve të numërimit, duke ju shtuar ketyre, votat sipas vendimit 709 dhe votat sipas vendimit 1158. 

Pas këtij vendimi, KQZ do të presë edhe kohën e ankimimit që kanë në dispozicion palët dhe më pas do të precedojë me shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›