Vrasja e efektivit të Vlorës sapo përmendi fjalën “Alo”
30/06/2011 Dosja e plotë e Prokurorisë. Nisja me tren e momenti i vrasjes. Vrasësit në gjykatë
TIRANE-Jetnor Nakoleci ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin e policisë së Vlorës, Roland Likaj, sapo ky i fundit ka tentuar të flasë në telefon me kolegët e tij që ndodheshin atë mbrëmje në shërbim. Hetimi ka treguar se efektivi i policisë së Vlorës i ka ndaluar tre shtetasit, të pandehurin Jetnor Nakoleci, super grabitësin Saleo Stojani dhe të pandehurin tjetër Elidon Zeqo, me të cilët ka kryer dhe një bisedë duke i pyetur se kush ishin, nga shkonin dhe pse po qarkullonin të vetëm natën në qytetin e Vlorës. Pas këtyre pyetjeve, oficeri ka marrë celularin e tij dhe e ka vënë në vesh, por sapo ka përmendur fjalën “Alo” një e shtënë pistolete i ka çarë kafkën duke e lënë të vdekur në vend. Hetimi i kryer nga prokurori Xhevat Hana ka treguar se personi që ka qëlluar është i pandehuri Jetnor Nakoleci, i cili sipas deklarimeve të dhëna para hetuesve e ka kryer krimin për shkak të frikës se mos oficeri do lajmëronte policinë, për të kryer shoqërimin e tyre në komisariat. Në dëshminë e tij, i pandehuri ka argumentuar se me vete atë natë ka pasur një pistoletë pa leje dhe nga frika se mos shoqërohej në komisariat, ai ka vendosur të qëllojë mbi efektivin e policisë, i cili vetëm sa kishte bërë identifikimin e tyre, por jo arrestimin.
Strehimi tek gjyshja
Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, tre të pandehurit janë larguar me vrap duke mos u arrestuar nga policia. Të dhënat paraprake tregojnë se të pandehurit janë strehuar në banesën e gjyshes së Jetnor Nakolecit, Zenepe Braushi, e cila banon në lagjen “24 maji” në Vlorë. Gjatë bisedës me të, Jetnor Nakoleci i ka treguar gjyshes për ngjarjen e mësipërme, duke i bërë të ditur se nga ana e tij ishte vrarë një polic. Njëkohësisht i ka treguar edhe rrethanat e ngjarjes dhe arsyen se përse e kishte vrarë, si dhe i ka treguar armën me të cilën e kishte realizuar vrasjen, pistoletën. Me pas po në datën 18 tetor 2010, janë larguar nga qyteti i Vlorës duke shkuar secili në vendbanimin e tij. Për sa më sipër, gjyshja e tij Zenepe Brahushi, është bindur plotësisht kur e ka dëgjuar ngjarjen e mësipërme në lajmet që ka dhënë televizioni, duke përmendur edhe emrin e viktimës, si dhe detyrën që kryente.
Porosia: Mos hapni gojën
Lidhur me këtë ngjarje janë pyetur dhe dy të pandehurit Elidon Zeqo dhe Saleo Stojani, që akuzohen për ‘Mos kallëzim krimi’: Ata konfirmuan para hetuesve se kishin udhëtuar me tren nga Tiranë në drejtim të Vlorës në darkën e datës 17 tetor 2010, me qëllim për të vjedhur. Ata, së bashku dhe me të pandehurin tjetër Jetnor Nakoleci kanë ecur orëve të vona në rrugicat e qytetit të Vlorës. Po sipas tyre, punonjësi i policisë kishte rreth një gjysmë ore që i ndiqte nga pas me një makinë me ngjyrë të kuqe nëpër rrugicat e këtij qyteti, të cilët e kanë parë se ishte i veshur me uniformë policie. Njëkohësisht, konfirmuan lëvizjet që kishin bërë pas ngjarjes dhe porositë që kishin marrë nga ana e të pandehurit Jetnor Nakoleci, për të mos treguar asgjë lidhur me ngjarjen e mësipërme, gjë të cilën e kanë mbajtur në konsideratë, duke i qëndruar besnik dhe duke mos e kallëzuar apo denoncuar në organet kompetente për ndjekje penale.