Pranga Hakës, vrau në bllok për gjakun e vëllait
30/06/2011 Policia e Tiranës informon zyrtarisht rreth autorit e motivet e ekzekutimit
Vrasja e dy plagosjet më 13 qershor tek lokal “Baroque”,
TIRANË- Policia e Tiranës arrestoi dje autorin e dyshuar të ekzekutimit të bujshëm në ish-bllok, ku mbeti i vdekur një 32-vjeçar nga Dibra dhe u plagosën dy të tjerë. Vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, teksa përveç autorit të dyshuar, në pranga ka rënë edhe babai i tij, i cili akuzohet për “armëmbajtje pa leje”. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, e cila tha se “Më datë 13 qershor 2011, në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë, përpara lokal “Baroque”, është vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Nadien Zeneli, 32 vjeç, lindur në Ternovë Dibër e banues në Fushë Krujë, si dhe janë plagosur shtetasit Tafë Mandri, 23 vjeç, dhe shtetasi Bledar Miho, 25 vjeç. Më konkretisht u mor masa e arrestit të menjëhershëm ndaj autorit të vrasjes dhe plagosjes së dyfishtë, të shtetasit Marklen Lutfi Haka, 22 vjeç, lindur dhe banues në Nikël Krujë. Autori dyshohet se më datë 13 qershor të këtij viti, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, që për arsye hetimi nuk mund të bëhen publike, ka qëlluar disa herë me armë zjarri të tipit pistoletë, mbi shtetasin Nadien Zeneli duke e vrarë atë, si dhe plagosur shtetasit Bledar Miha dhe Tafë Mandri. Vrasja e shtetasit Nadien Zeneli dyshohet të jetë bërë për motive gjakmarrje, pasi viktima dyshohej nga familja e shtetasit Marklen Haka si autor i vrasjes se shtetasit Roland Lutfi Haka, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2004 në qytetin e Krujës. Po ashtu, në lidhje me këtë ngjarje, u arrestua dhe shtetasi Lutfi Beqir Haka, 59 vjeç, lindur dhe banues në Nikël Krujë, ndaj të cilit u mor masa e arrestit për veprën penale të “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 K.Penal.