E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha fton studentet Behuni pjese e zgjidhjeve te medha per Tiranen moderne

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, ka ftuar sot studentët e Fakultetit të Ndërtimit të bëhen pjesë e hartimit të planit të ri urbanistik të Tiranës dhe projekteve të tjera zhvillimore.

“Çdo aspekt kërkimor dhe zhvillimor, çdo aspekt planifikimi do të jetë i hapur ndaj kontributit tuaj.

Në fakt ju do të jeni ata që do ftoheni të strukturoni një kalendar të qartë konkursesh, prezantimesh të cilët pjesë-pjesë do të përbëjnë mozaikun e ri që duhet të shoqërojë planin e ri urbanistik dhe konceptet për ta zbatuar atë. Bëhuni pjesë e projekteve dhe zgjidhjeve të mëdha për Tiranën moderne Europiane.

Tirana ka nevojë për to, Bashkia ka nevojë për to dhe Kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës ka nevojë për to”, tha kandidati për kryebashkiak në Tiranë para studentëve dhe pedagogëve të fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Basha shprehu vendosmërinë e tij që duke filluar nga shtatori, studentët do të kenë kartën studentore dhe kampusin e ri universitar.
Basha është takuar sot edhe me përfaqësues të Partise së të Drejtave të Mohuara.

Kjo kategori, sipas Bashës do të ketë vend prioritar në politikat sociale dhe të strehimit të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›