E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, tenton të vrasë me sëpatë gruan, arrestohet në flagrancë

TIRANË- Parandalohet në Tiranë një tjetër krim në familje. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë në flagrancë shtetasin Bashkim Hysa, 47-vjec.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në Shkozë, ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se bashkëshortit ka pas një sherri me gruan ka tentuar ta godasë edhe me mjete prerëse (sëpatë), por me ndërhyrjen e familjareve të tjerë është mundur të evitohet kjo ngjarje.

Vjollca Hysa, bashkëshortja e dhunuar ka bërë menjëherë kallëzimin dhe falë saj policia ka mundur të arrestojë burrin dhunues.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes çiftit, ndërkohë blutë e kryeqyteti kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Tentoi të digjte gruan bashkë me dy fëmijët, “Burg” për 37-vjeçarin Fier, plagosi burrin me thikë, gjykata ‘detyrim paraqitje’ për 23-vjecaren

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›