Kolegji na ka nje borxh
Kolegji Zgjedhor kjo gjykate zgjedhjesh e krijuar me short nga trupa e gjykatave te Apelit iu ka nje borxh te madh publikut shqiptar opozites politike dhe faktorit nderkombetar. U ka borxh argumentimin e plote nga pikepamja ligjore te vendimeve per zgjedhjet ne bashkine e Tiranes.
Fjala argumentim ne fakt nuk e thote tamam rendesine e momentit. Kolegji eshte thirrur ne kauze ti superargumentoje vendimet e veta. Pse Inteligjenca e lexuesve do te fyhej po te ndaleshim per ti renditur nje per nje arsyet. Gjithkush i di tashme. Mjafton te perserisim se kryeministri i vendit Sali Berisha kandidati i tij per Tiranen Lulezim Basha dhe sherbetori i tyre i bindur ne krye te KQZ-se Arben Ristani vendosen te ndryshojne rregullat e lojes pasi perfundoi loja-maratone e numerimit te fleteve qe i nxori te humbur me dhjete vota. Pasojat e ketij komploti te hapur kunder zgjedhjeve jane sot ne drite te diellit.
Nje opozite e provokuar dhe njeheresh e zemeruar qe ka pare ti rrembehet ne tryezen e Arben Ristanit fitorja e ngushte e liderit te saj e arritur ne fotofinish ne sheshmejdanin e betejes. Nje Kod Zgjedhor i shqyer dhe i shkaterruar se bashku me historine bipartizane dhe konsensuale qe e ka pas lindur. Nje KQZ e flijuar pergjithnje ne vesin qeveritar te votevjedhjes dhe ne kembet e nje karrigeje fiktive qe ne rastin me te mire do te notoje gjithe kohes mbi dallge. Dhe pastaj edhe qershia mbi torte apo me sakte brumbulli mbi bajge qindra vota me shume se votues qe na qenkan shtuar si bletet ne zgjoje ne magazinat e Ristanit - fakt skandaloz qe demaskon manipulimin e kutive dhe katandisjen perfundimtare te zgjedhjeve ne nje farse kacakesh.
do te bente dhe cdo te beje Kolegji Zgjedhor ne kete situate Do ti nxjerre zgjedhjet e Tiranes nga xhungla Kolegji me vendimet qe do te jape Apo do te beje bis me KQZ-ne dhe do te marre persiper te argumentoje se ne Shqiperine e vitit 2011 eshte e ligjshme te ndodhe ajo qe nuk parashikohet ne Kodin Zgjedhor ajo qe nuk ka ndodhur asnjehere ne zgjedhjet e meparshme ne Shqiperi dhe ne asnje vend te perendimit demokratik
Nuk kemi tager ti tregojme rrugen Kolegjit. Por kemi te drejte i madh e i vogel i djathte dhe i majte i rreshtuar apo i pavarur opozitar apo qeveritar tu kerkojme dhe te presim nga keta gjyqtare vendime te nivelit me te larte te profesionalizmit qe te jene bindshem ne pajtim me legjislacionin tone dhe njeheresh te jene bindshem ne pajtim me sistemin perendimor te gjykimit te zgjedhjeve.
Kemi per detyre tu bejme me dije ketyre gjyqtareve qe nuk vine nga marsi por jane pjese e opinionit publik shqiptar se vendimet e tyre per zgjedhjet ne Tirane do te jene bazamenti mbi te cilen do te ngrihen marredhenie dhe realitete politike te reja. Brenda vendit dhe ne rrafshin e marredhenieve me Perendimin. Me fjale te tjera vendimet e tyre do te kene nje ndikim te dores se pare per te prodhuar paqen ose perplasjet e reja politike-shoqerore ne Shqiperi. Sikurse do te jene po aq vendimtare per statusin qe do te kete Shqiperia ne familjen europiane dhe euroatlantike.
Nese ndokush mendon se po e teprojme une do ti pergjigjesha telegrafikisht me shembullin e zgjedhjeve te vitit 2009. Kolegji Zgjedhor i asaj kohe hodhi poshte kerkesen e opozites per rinumerim votash ne Berat Tirane dhe Shkoder ne baze te neneve 136 dhe 138 te Kodit Zgjedhor qe ua njohin pa kushte kete te drejte dy anetareve te KQZ-se. Ne perfundim te gjykimit Kolegji arriti ne perfundimin absurd dhe qesharak se votat e kerkuara nuk mund te rinumerohen pasi ne kuptimin e Kodit togfjaleshi vota te caktuara kishte sipas Kolegjit kuptimin vota te kontestuara.
Me nje lajthitje dhe akrobaci semantike te ketij tipi Kolegji Zgjedhor i zgjedhjeve te vitit 2009 u ngrit mbi Kuvendin e Shqiperise dhe paralizoi zbatimin e dispozitave konsensuale per rinumerim pa kushte te votave ne qarqe dhe qendra te caktuara. Duke futur ne nje thes me guximin e injorances votave e caktuara me votat e kontestuara Kolegji Zgjedhor i vitit 2009 prodhoi nje ilaritet qe do te jehoje gjate ne historine e drejtesise shqiptare. Por cfare eshte me e keqja ajo lajthitje e kerkuar per interesat e qeverise vuri bazat e nje krize dhe konflikti politik te rende qe ne evoluimin e vet dyvjecar coi ne refuzimin e Shqiperise ne Europe dhe ne vrasjet e 21 janarit ne bulevardin Deshmoret e kombit.
Kur nuk ka drejtesi dhe transparence per zgjedhjet si themeli i demokracise ka vetem krize stanjacion perplasje rreshqitje. Ketu nuk eshte fjala per nje raport politik dhe partiak me drejtesine. Zakoni eshte qe pala humbese te reklamoje per shkelje te ligjit. Pala fituese te himnizoje triumfin e ligjit. E verteta qendron pertej ketyre steriotipeve. Sa i argumentuar eshte vendimi i Kolegjit Ky eshte terreni ku ndizen ose shuhen debatet sherret krizat. Drejtesia ia ka borxh pales humbese argumentimin bindes e te kuptueshem te vendimit qe merr.
Drejtesia me e mire ashtu si shkenca me e mire dhe letersia me e mire eshte qarte e kulluar e thjeshte per kedo. Po te kishte nxjerre Kolegji Zgjedhor i veres se vitit 2009 nje vendim te thjeshte e bindes opozita politike edhe pse e pakenaqur nuk do te ishte investuar sic u investua per kauzen e transparences. Por vendimi ishte plotesisht arbitrar dhe politik. Dhe pasojat nuk mund te mos ishin ato qe kemi jetuar.
Kolegji Zgjedhor edhe kesaj here ne vendimin e pare qe ka dhene per Tiranen te premten e javes se kaluar eshte afishuar si nje zgjatim i KQZ-se dhe qeverise. Kater-pese rreshtat qe shqiptoi gjyqtari Tom Ndreca kur njoftoi rrezimin e padise se Partise Socialiste jane nje tallje e rralle me pritjen kombetare e nderkombetare ndaj vendimeve te ketij Kolegji. Nderkombetaret jane investuar shume ne lidhje me fletet e hedhura ne kutite e gabuara.
Skane lene gje pa thene. Kane bere objeksione te qarta e te kujdesshme qe edhe mesazhi se keto flete nuk mund te klasifikohen te vlefshme te kaloje edhe dinjiteti i gjyqtareve te Kolegjit te ruhet. Duke degjuar gjyqtarin Tom Ndreca te premten te vinte tia plasje gazit ngaqe nuk ia merrje dot vajit me zhvleresimin dhe shperfilljen banale te gjithe ketij investimi cilesor ne rreshtat e njoftimit te Kolegjit. Me kishte thene besa nje jurist i njohur Dikush duhet ti vere nderkombetaret te shohin filmin Koncert ne vitin 1936 dhe tu sqaroje kuptimin e gjalle te shprehjes lulet ne Shqiperi i hane gomaret. Gjyqtaret tane nuk marrin vesh me diplomaci me elegance. Qeveria Berisha u flet me qarte me kuptueshem.
Sidoqofte Kolegji ka detyrimin ligjor dhe tashme edhe shoqeror e atdhetar te argumentoje hollesisht vendimet e veta per Tiranen duke filluar me ate te dates 3 qershor dhe duke vijuar me vendimet e tjera qe do te marre ne baze te padive te reja te Partise Socialiste. Kolegji mund te vazhdoje te mbaje anen e Berishes askush nuk mund ta ndaloje ta beje kete. Por duam ta sterperserisim se vendimet e tij duhet te lene pa fjale dhe kokulur gjithe ato burra dhe gra dhe gjithe ato institucione nga Uashingtoni ne Bruksel e ne Tirane qe kane shprehur habi dhe shqetesim per permbysjen e rezultatit te Tiranes nga KQZ.
Miratimi nderkombetar i vendimeve te Kolegjit nuk eshte nje ceshtje karrigesh e karrierash por eshte nje ceshtje kombetare qe ka te beje me konvergimin e sistemit shqiptar me sistemin perendimor te gjykimit rrjedhimisht me fatin e integrimit europiano-perendimor te Shqiperise.
Nese Kolegji bashke me arbitrin nderkombetar do te linte pa fjale edhe opoziten apo nje pjese te saj aq me mire. Nderkaq dy gjera duhet te jene shume te qarta ne kete histori E para Kolegji nuk ka as tager as stature te flase me kater-pese rreshta si te ishte nje Bude. E dyta Kolegji kesaj radhe nuk mund ta hedhe lumin duke lozur budallain qe nuk di apo ben sikur nuk di cfare behet prapa dyerve te gjykates dhe zyres se kryeministrit. Vendimet arbitrare te mbeshtetura ne injorance do te prodhojne nje krize edhe me te rende se ajo qe prodhoi vendimi i veres se vitit 2009. Dhe atehere Kolegji nuk mund te justifikohet si Shvejku ku di une se cpo bej une.