Pazar me te keqen
Nje i mbetur sakat nga tragjedia e Gerdecit dergoi dje nje leter ne Gjykaten e Larte ku njoftonte se kishte terhequr padine ndaj ish Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Lajmi i cili ka hutuar bile edhe avokatet e viktimes eshte skaneri me i mire i shansit qe ka drejtesia ne Shqiperi.
Shume njerez dje te irrituar mund te kene fyer viktimen pse eshte terhequr. Te tjere mund te jene deshperuar nga pamundesia per te ndeshkuar nje njeri me pushtet. Fatmir Mediu dhe avokatet e tij jane ndjere te lehtesuar dhe nga ky pazar duke qene se eshte nje telash me pak per ta. Por disa milione shqiptare jane deshperuar jo per fatin personal te viktimes se sakatuar ne Gerdec dhe as per fatin e mire te Fatmirit ne kete rast por per fatin e tyre te zi nese do tu duhet te ngrene ndonje here koke per ndonje padrejtesi qe u ka bere pushteti deri ne shkallet ekstreme sic eshte vrasja apo vjedhja.
Ne te vertete nese gjykon arsyet se kush duhet te denohej per Gerdecin dhe kush po gjykohet eshte logjike qe kjo ceshtje te mbyllet. Fatmir Mediu eshte pergjegjes por jo fajtor per tragjedine e Gerdecit. Tragjedia u shkaktua nga fakti se i biri i kryeministrit qendronte pas grupit te biznesmeneve qe merreshin me demontimin e armeve dhe nuk pyesnin per rregulla sigurie dhe jeten e njerezve.
Fatmir Mediu ka qene thjesht njeriu qe ka firmosur cfare ka dashur i biri i kryeministrit. Per heshtjen e tij shembullore ai eshte shperblyer nga kryeministri duke u rizgjedhur deputet dhe duke u ribere Minister. Per shkak te ketij shperblimi dhe manovrave me gjykaten fajtoret politike te tragjedise se Gerdecit nuk dolen para drejtesise. Pjesa tjeter e gjyqit qe vazhdon eshte nje rutine gjyqesore ne kerkim te nje fajtori qe ka vdekur.
Fatmir Mediu u mbrojt nga imuniteti politik qe i dha Sali Berisha ne shkembim te heshtjes. Ne shkembim te heshtjes ai u riciklua ne politike dhe po pompohet dhe duke i shtuar vota ne tavoline vetem qe te kete ate imunitet politik dhe per ca kohe.
Ate qe Berisha ja ka dhene me kosto kaq te larte per te duke u perfshire ne gjithe raportet nderkombetare si shembull i mosndeshkueshmerise se krimit nuk mund tia hiqte nje viktime e sakatosur e kesaj tragjedie me dy djem te rinj entuziaste si avokate qe mendojne se kane te drejte te gjykojne kedo qe shkel ligjin.
Edhe pse duket cinike eshte e drejte te themi se nuk mund te pretendojme dinjitet nga nje qytetar i mbetur sakat qe mund te jete keq dhe per buken e gojes kur nuk kemi dinjitet nga nje Minister qe hesht per krimin e djalit te kryeministrit vetem per nje mandat deputeti dhe imunitet parlamentar duke mbajtur mbi shpine 26 te vdekur.
Sali Berisha qe ka mundur te bleje heshtjen e Fatmir Mediut as qe e ka problem te siguroje heshtjen e nje qytetari te thjeshte ne nevoje i cili me kete rast mund te kete zgjidhur disa halle te jetes se tij.
Nen shembullin e heshtjes se ministrit kundrejt imunitetit per te mos u gjykuar kurre dhe qytetaret e thjeshte ata qe skane shume ideale ne jete jane te gatshem te shesin heshtjen e tyre. Ate e ka te veshtire ta shese zonja Durda te ciles ajo tragjedi i ka marre djalin e saj te mitur e kane te veshtire ta falin shume prinder si ajo qe kane ngelur pa femije dhe shume femije qe kane ngelur pa prinder.
Por te tjeret dhe mund te dorezohen. Ne nuk mund ti fajesojme ata. Shkaku pse ata jane te dorezuar eshte se shoqeria jone eshte dorezuar para krimit perderisa njeriun qe ka vrare 4 shqiptare 4 muaj me pare dhe kane lene dhjete femije jetime mund ta kete kryetar bashkie me vota te vjedhura pas disa muajsh. Shkaku pse ata jane dorezuar eshte se shoqeria jone duron ende si politikan njeriun qe eshte shfaqur me ze dhe figure para saj duke bere pazare me miliona euro per xhepin e tij.
Qytetaret e thjeshte kane humbur shpresat se drejtesia mund te vendoset ne kete vend kur ata qe kane vjedhur dhe kane vrare po sillen si elite dhe viktimat si pjese e poshteruar e kesaj shoqerie. Ai qytetar i varfer dhe sakat i Gerdecit ka te drejte te trembet kur e di mire kush ishte pronari real i fabrikes qe e masakroi dhe cfare fuqie ka tani ai per te diktuar mbi drejtesine. Ai qytetar eshte terhequr nga e drejta e tij perballe krimit pasi ka pare se te gjithe ne po dorezohemi pak nga pak para regjimit.
Mos e fajesoni ate njeri per ate qe ka bere. Bashke me te secili prej nesh cdo ore cdo dite cdo jave pranon nje pjese te poshterimit qe po i behet ne kete vend po pranojme gjykatesit qe falin ata qe vjedhin mbi 200 milione euro po durojme ata qe varrosin te gjalle deri ne 26 vet po pranojme ata qe vrasin me dore te tyre 4 vete ne bulevard dhe ata qe numerojne milionat e vjedhura para syve tane. Kur ne te gjithe bashke falim kaq shume per asgje skemi pse fajesojme nje njeri te gjore qe ka falur nje padrejtesi per dicka qe ndoshta i nevojitet per te mbijetuar.
Gjesti i tij eshte akuza me e madhe per pushtetin akuza me e madhe per regjimin dhe drejtesine farse ne kete vend. Nenshtrimi i viktimes para fajtorit ne nje shoqeri te lire eshte nje kambane alarmi se liria ka vdekur dhe e drejta eshte viktima e pare e ketij regjimi. Dorezimi i nje prej viktimave te Gerdecit eshte shenja se shoqeria ka nisur te beje pazar me te keqen dhe ne kete pazar dihet qe fiton gjithmone e keqja.