Kolegji pranon kërkesën e PD, për përsëritjen e zgjedhjeve në Shalë
SHKODËR- Zgjedhjet vendore për kryetar komune në Shalë të Shkodrës do të zhvillohen për herë të katert. Kolegji Zgjedhor pranoi sot kërkesën e PD-së për ripërsëritjen e zgjedhjeve në komunën Shalë.
Vendimi i Kolegjit vjen pasi KQZ nuk arriti të shqyrtonte kërkesën ankimore të demokratëve për ripërsëritje të zgjedhjeve në Komunën Shalë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej katër votash pasi në mbledhje ka munguar anëtari Osman Hysenaj.
Nga procesi i votimit të mbajtur me 21 gusht, që për herë të tretë u zhvillua në komunën Shalë dhe numërimit të votave në KQZ, fitues u shpall me 2 vota më shumë kandidati socialist, Balë Vuksani.
Pak ditë më parë deputetët e Selisë Rozë, u shprehen se Saliu po vinte në veprim skemën e vjedhjes në bashkëpunim të mandatit nga Kolegji dhe KQZ.
Ky i fundit duhet të mblidhet sërish për të caktuar datën se kur do të mbahet raundi i katërt i votimeve në Shalë ku garojnë, për kryetar komune demokrati Dedë Tonaj dhe socialisti Balë Vuksani.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)