Serbi, Topi: Kosova të mos përjashtohet nga samiti
SERBI- Presidenti i vendit Bamir Topi apelon se Kosova duhet të jetë e pranishme në konferenca rajonale dhe jo të anashkalohet.
Gjatë fjalës përshëndetëse në Samitin e 9-të Rajonal të UNESCO-s me Krerë të Shteteve të Evropës Juglindore qe mbahet në Viminacium të Serbisë, presidenti Topi u ndal në mënyrë të veçantë në faktin se jashtë diskutimit në këtë Samit nuk duhej të mbetej Kosova, shteti më i ri i Evropës.
“Politika nuk mund të pengojë artin, nuk mund të pengojë institucionet, në mënyrë që promovojë kulturën e dialogut dhe komunikimit që vjen nëpërmjet tij. Kjo është arsyeja që unë them, që paradoksalisht, ajo që ndodh në tryeza më të gjera në Evropë, ku personalitetet e Kosovës janë të pranishme, ajo duhet të ndodhë edhe këtu. Unë jam i bindur që politika e moderuar e lidershipit të rajonit do të bëjë të mundur që në tryeza të tilla të jetë e pranishme edhe Presidentja e re e Kosovës, e cila normalisht duhet të ishte e pranishme edhe sot.” - u shpreh Presidenti Topi.
Më tej presidenti vuri në dukje bindjen se mesazhi që do të përcillet nëpërmjet këtij Samiti me temë: “Arti modern dhe pajtimi në Evropën Juglindore’, do t’i shërbejë forcimit të dialogut dhe njohjes së mëtejshme dhe të ndërsjellë mes popujve dhe kulturave të vendeve të rajonit”.
(e.m/NEWS24/BAlkanWeb)