E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji zgjedhor mbyll ankimimet , KQZ duhet të çertifikojë rezultatin

Kolegji zgjedhor mbyll punën me ankimimit e partive politike duke rrëzuar pretendimet e socialistëve, demokratëve dhe demokristianëve për qarkun e Shkodrës dhe pretendimet e socialistëve dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për qarkun e Tiranës. Gjatë shqyrtimit të këtyre çështjeve, kolegji nuk pa të drejtë pretendimin e opozitës për rinumërim dhe rivlerësim të qarkut të shkodrës dhe kundërshtim të vendimit të kzaza 40.41.42.43.44.
Kolegji gjithashtu pa të pabazuar në ligj pretendimin e partisë socialiste për rinumërim të votave në qarkun e tiranës si dhe pretendimet e LZHK-së për disa KZAZ dhe shpalljen e tyre të paligjshme.
Pasi kolegji zgjedhor ka mbyllur punën me ankimimet e partive politike, tani më Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i takon të bëjë ndarjen e mandateve për qarqet që janë ankimuar në KQZ dhe çertifikimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Një hap ky që duhet ndërmarrë brenda 5 ditëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›