E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e asamblesë, Sherifi: Nuk jam lajmëruar

Deputeti i Partisë Socialiste Elmaz Sherifi është shprehur për "Ora News" se ai nuk është lajmëruar për mbledhjen e asamblesë së partisë që do të zhvillohet ditën e martë. Sherifi ka bërë me fajtor sekretari organizativ Blendi Klosi për moslajmërimin e tij. Blendi Klosi ka zbatuar urdhërat e ustit të tij theksoi Sherifi duke shtuar se Rama harron që të drejtën për të qënë deputet nuk ia ka dhënë ai. Ai shtoi gjithashtu se në PS- ka filluar një mentalitet antidemokratik duke shtuar se Rama do taçojë deri në fund misionin e tij dhe ta çoj në spiralen e një krize PS-në. Sherifi nuk ka dashur të komentojë për rezultatin e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e Ramës duke u shprehur se mendimin e tij do ta shprehë në asamblenë e Partisë Socialiste ditën e martë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›