PS, thërret në mbledhje urgjente asamblenë

Partia Socialiste do të thërrasë menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja asamblenë e partisë. Mbledhja e asamblesë do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00 ndërkohë që ditën e hënë Komisioni Qëndror i zgjedhjeve do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Mësohet që dy pikat kryesore të axhendës së asamblesë të jenë qëndrimi politik I Partisë Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit dhe thirrja e Kongresit të partisë. Pritet që në mbledhjen e asamblesë ditën e martë të ketë diskutime dhe debate.