E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji zgjedhor rrezon dhe dy vendime te KQZ Rozeta Rapushi

Kolegji Zgjedhor rrezoi dje dy vendime te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne lidhje me fleten e votimit. Keshtu, sipas vendimit te djeshem te Kolegjit Zgjedhor, te Gjykates se Apelit, krahas emrit te Edi Rames si kandidat i koalicionit "Aleanca per te Ardhmen" ne fleten e votimit, te renditen perkrah inicialeve "AA" edhe te gjitha inicialet e partive qe jane pjese e koalicionit. Kolegji vleresoi se eshte ne kundershtim me ligjin formati i miratuar me pare nga KQZ i cili perkrah kandidatit Rama vendoste thjesht inicialet "AA". Nderkohe qe po dje, Kolegji Zgjedhor vendosi qe te caktoje koalicionin "Aleanca per te Ardhmen" te paren ne fleten e votimit qe do te perdoret ne 8 maj, pasi per shkak te rendit alfabetik eshte e para ne liste dhe me pas vjen koalicioni "Aleanca per Qytetarin". Ky vendim shkaktoi jo pak levizje ne mbledhjen e djeshme te pasdites se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, pasi fletet e votimit ne baze te ligjit, Kodit Zgjedhor, duhet te nisen te prodhohen te pakten 20 dite para zhvillimit te zgjedhjeve, cka i perkonte diten e djeshme. Me rihapjen e diskutimit per fletet e votimit ne KQZ, perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ, Genci Gjoncaj, kerkoi edhe shtimin e tre elementeve te tjera te sigurise ne flete. Me konkretisht Gjoncaj kerkoi qe letra te jete e personalizuar me nje simbol i cili duhet te jete i dukshem, fleta e votimit te kete nje shirit sigurie si dhe qe procesi i prodhimit te fleteve te votimit te monitorohet nga nje person i posacem dhe me kamera sigurie 24 ore qe do te transmetohen live ne KQZ. Pas diskutimeve dhe debateve te shumta komisioni miratoi me nje shumice prej 7 votash absolute vendimin qe ne vendin e prodhimit te fleteve te votimit qe do te perdoren ne zgjedhjet lokale te 8 majit, do te kete 24 ore kamera vezhguese te cilat do te kene lidhje dhe transmetohen live ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Po keshtu, shoqeria qe ka marre persiper te realizoje prodhimin e fleteve te votimit, do te detyrohet qe te jape llogari, te beje nje raport cdo 48 ore dhe t'ia nise KQZ-se, mbi llojin dhe sasine e fleteve te prodhuara, sa ka gjendje dhe sa skarco. Nga ana tjeter, dorezimi i fleteve te votimit ne KQZ, do te behet i mire vezhguar dhe do te shoqerohet me eskorte te posacme. Nderkohe qe nje person i autorizuar nga policia e shtetit do te monitoroje prodhimin. Keshtu me konsensus u pranuan te gjitha kerkesat e parashtruara nga perfaqesuesi i Partise Socialiste Gjoncaj, i cili theksoi se keto ndryshime jane nje domosdoshmeri per te pasur garanci per procesin.

KQZ, opozita kerkon siguri per fleten e votimit qe do te perdoret me 8 maj

Deri ne oret e vona te mbremjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, diskutoi mbi elementet e sigurise se fleteve te votimit me te cilat do te votohet ne 8 maj.

PS kerkoi garanci shtese sigurie ne fleten e votimit, si nje simbol te vecante ne brendesi te letres, ne menyre qe te jete e dukshme me sy te lire. Po keshtu, kerkoi edhe qe ne fleten e votimit te kete nje shirit me nje mikro-printim dhe shtyp i padukshem ultraviolete qe realizohet vetem gjate printimit. "Keto garantojne sigurine e fletes se votimit", kerkoi Gjoncaj. Por sipas eksperteve te teknikes se KQZ-se, firma e prodhimit te fleteve te votimit, garanton siguri maksimale dhe vendos shenjat e veta ne fletet e votimit qe nuk i di asnje vetem ajo. Se fundmi u vendos qe fleta do te kete nje mikroprintim, ku nga nje shenje do te kete kryetari dhe nenkryetari i KQZ-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›