Rama perserit Bashen: Kampus universitar ne Tufine
Kandidati per kryetar bashkie i PS per Tirane, Edi Rama ka kopjuar pike per pike kandidatin e mazhorances, Lulzim Basha, ne lidhje me ndertimin e nje Kampusi universitar ne kryeqytet. Nje perseritje brenda pak ditesh e te njejtes formule zgjidhjeje per studentet, madje dhe me te njejten emertese, perben nje nga rastet me pa precedent ne gjithe historine e garave elektorale ne Shqiperi. Keshtu, ndertimi i nje Kampusi universitar ka qene kryefjala e dites se djeshme per kandidatin per kryebashkiak te Tiranes, i cili aktualisht e kryen kete funksion, Edi Rama. Nese dje ishte hera e pare qe e degjonim pranine e ketij projekti ne programin e Rames, me te jemi njohur ne takimet e Bashes me studentet e Universitetit Politeknik te Tiranes, nje jave me pare.
Kampusi
Kandidati per nje mandat te katert ne Bashkine e Tiranes, Edi Rama tha se ne projektet e Tiranes 2020, parashikohet edhe ai i ndertimit te nje Kampusi universitar ne Tufine. Keshtu, sipas Rames, kjo veper do te ndertohet ne pjesen veri-lindore te Tiranes, me nje akses te sigurt me rruge, por edhe me sherbimin e transportit publik, sot me autobuse dhe neser me Linjen e re Tram Tirana, e cila lidh qendren e qytetit me Kampusin e ri te Tufines. Ndertimi i Kampusit, sipas kandidatit Rama, do te rrise prezencen e nje komuniteti te ri studentesh, akademikesh, organizatash dhe kompanish te biznesit, ne pjesen veri-lindore te qytetit, duke sjelle keshtu nje zhvillim te padiskutueshem per zonen perreth. "Pritshmeria eshte qe ky Kampus te rrise vleren e zones se Tufines-Alliasit-Paskuqanit, dhe te rrise ndjeshem mundesite per zhvillimin e nje sektori tercial te ekonomise lokale, pra te rrise shanset per hapjen e bizneseve te vogla me sherbime te nevojshme per jeten studentore dhe me gjere ne Kampus", tha Rama. Sipas tij, akomodimi, ushqimi, kancelaria, argetimi jane disa nga keto sherbime. "Projekti ne fjale parashikon nje park per te gjithe zonen, ai shton gjelberimin, shton jeten ne zone", tha Rama. Ndersa eshte hera e pare qe degjojme nga Bashkia e Tiranes se ekziston nje projekt per ndertimin e nje Kampusi, ate e degjuam nje jave me pare ta paraqiste kandidati perballe Rames, Lulzim Basha gjate nje takimi me studentet e politeknikut.
Zhvillimi
Pas prezantimit te bere nga drejtuesit e Bashkise se Tiranes, Kryebashkiaku Rama gjate fjales se tij, vuri ne dukje diferencat dhe hendekun e thelle qe ekziston mes vizionit dhe rruges qe karakterizon Bashkine e Tiranes dhe asaj force politike qe sot qeveris vendin, duke theksuar gjithashtu se zgjedhjet e 8 majit nuk jane zgjedhje mes partish, por jane zgjedhje mes te shkuares dhe te ardhmes, zgjedhje te cilat percaktojne nivelin e lirise individuale, nivelin e lirise familjare dhe komunitare, e lirise demokratike dhe lirise ekonomike te gjithsecilit. "Rruga jone eshte rruga e ndjekjes se endrres, duke qene ne gjendje te planifikojme permes te veshtruarit pertej kufijve te imponuar nga e sotmja, nderkohe qe rruga e tyre eshte rruga e zhvillimit te aty per atyshem, duke shpenzuar dhe shperdoruar burime njerezore, burime natyrore, burime financiare", tha Rama. Ai deklaroi se nuk mund te flitet per rritje ekonomike, pa punesim, pa zhvillim te qendrueshem, apo pa horizonte te qarta dhe te sigurta te rruges drejt se ardhmes. "Ne kemi percaktuar nje pritshmeri prej 400 mije banoresh te rinj, deri ne vitin 2020 dhe kjo pritshmeri banoresh deri ne 2020 imponon nje qasje te caktuar, ndaj te gjithe sektoreve, ku ne shohim elementet e projektit tone te zhvillimit", tha kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama.