E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koleksionisti i dështimeve

“Gazeta 55” shpall një ditë trishtimi në redaksi. Sepse është tragjike, por interesante të shohësh, se sa shumë ekspertë dështimesh politike kemi ne në qarkullim. Ka edhe rekorde negative në këtë botë. E mbi të gjitha njeriu homo-albanicus, i cili është vërtet një qenie e çuditshme, por dhe çudibërëse. Duke u munduar të jetë suksesi i liderit që i paraprin jetës, ndesh edhe në dështim profesional. Po çfarë ndodh me ne kur dështimi i liderit desh paralizoi qytete të tëra, dhe një republikë liberale, për aq sa është? Pyetja pa përgjigje, sepse është retorike.
Mirëpo disa prej atyre që përditë u japin formë ideore dhe komentatore veprimit politik të një partie politike shqiptare mendojnë se pragmatizmi i dha një ndëshkim e ndalin vrullit, kurse për disa opinionistë-gauche presin sa vala e dështimit të përfundojë dhe gjejnë shtysë tek idetë që posedojnë. Vërtet kufiri i arsyes është një forcë për të matur forcat për të shijuar suksesin dhe gëzimin që fal ai dhe për t’i dhënë emër humbjes: jo dështim, por konfiskim politik të kutive. Më vjen për të qeshur, edhe kur duhet të qaj për nivelin banal të retorikës mbyllëse të grevës së urisë majtiste. Ecuria e dështimit klinik opozitar, pos ndryshimeve biokimike të grevistëve, mund të përcillet edhe me vizitën klinike dhe ultrasonografike në Bruksel. Mbyllja e grevës tregoi një cektësi dhe amatorizëm, një papërgjegjësi politike që të mahnit. Në një kësi rasti, ai që njerëzimi e quan dinjitet, nuk do të lejonte kurrë Edi Ramën të dilte në Tv, e aq më pak të kërkonte votë dhe respekt.
Afërmendsh fjala dështim tingëllon e tmerrshme! Por në jetën tonë politike dhe publike është shumë e pranishme. Për fat mbyllja e grevës së urisë së opozitës socialiste të kryesuar nga Edi Rama na dha provën e patjetërsueshme sesi mund të identifikohet një koleksionist i zellshëm dështimesh sipërore dhe njerëzore. Nuk po merrem me dështimet personale si fejesa, martesa, rritja e fëmijës dhe divorci sepse në fund të fundit janë gjëra që ndodhin. Por këtu dua të flas për dështime politike që nuk duhet të ndodhin me kaq intensitet të shpeshtë tek një lider politik sepse ka kosto dhe ndikim në jetën personale dhe profesional të çdo njërit prej nesh.
Sidoqoftë liderët që dështojnë zakonisht janë pa burime energjie të brendshme, u sosen energjitë dhe pesimizmi është miku ma i madh e ma besnik i dështimit, por prore duhet menduar me logjikë të fortë, se edhe kutia e shpon gurin e themelit të Ligjit.
Gjithsesi shkaqet më të shpeshta të dështimeve spontane janë nga ana e vezës së fekonduar: politika shqiptare ka përballë rastin eklatant të një njeriu adhurues i sinqertë i dështimeve politike, meqë ai në vetvete nuk e quan vetën politikan. Edi Rama. Edhe pa pasur një horizont politik angazhohet veçse të rrisë kultin e personalitetit të vet. Rritjen e kultit të Unit të tij. Me të gjitha mjetet. Me çfarëdo çmimi politik. Më së shumti ai shfaq qartazi tendenca konstante për të tensionuar klimën politike në vend. Me fjalë të tjera, për të shuguruar trazirat, konfliktualitetin, huliganizmin, kokëkrisjen, toruahumbjen, dalldisjen kutiste apo çatrafillosjen greviste si ajkën e ideologjisë së politikës së re. Ai ditë për ditë ka bërë të mundur humbjen e një partie politike opozitare, duke e shndërruar Partinë Socialiste në një bashkësi anëtarësie të një organizate joqeveritare, në të cilën janë anëtarë vetëm ata që pranojnë verbërisht fasadat – apo ereksionet artistike që fshehin mjerimin e një Tirane. Kaluam nga pallati me shigjeta tek pallati me paliçeta. Sidomos kryqëzimi i Politikës së re dhe Edi Ramës, e cila u orientua fillimisht nga filozofia e politikës së re moderniste, po mbaron dita-ditës tek rasti më tipik i politikës së vjetër.
Ndërkaq edhe greva e urisë ishte një Missed abortion, Blutmole. Këto anormalitete opozitare, shoqërohen me zhvillim të çrregulluar të grevës së pafekonduar ndër qytetarë, dhe kur vjen deri te zhvillimi normal i trofoblastit, nga i cili zhvillohen cipat amniale dhe plaçenta, por nuk vjen deri tek zhvillimi i embrioblastit socialist.
Shenja më e hershme e dështimit spontan është gjakderdhja e selisë rozë me intensitet të ndryshëm. Gjakderdhjet zakonisht shoqërohen me dhimbje në fund të barkut, ndërsa në dështimin spontan të vonshëm, edhe me rrjedhje të lëngut amnial. Por jo çdo gjakderdhje e selisë rozë është edhe shenjë e dështimit spontan, sidomos nëse këto gjakderdhje janë të pakta dhe shfaqën në fillim të darkës së duhur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›