Koleksionisti i kufomave
Mania e një 45-vjeçar rus për të koleksionuar kufoma është zbuluar rastësisht nga prindërit e tij, kur këta vendosën ti bënin një vizitë-surprizë në shtëpinë e tij, ku jetonte vetëm. Kufomat e 26 femrave janë gjetur në shtëpinë e Anatoly Moskvina, në qytetin Nizgby Novgorod, në perëndim të Rusisë, bën të ditur agjencia e lajmeve BNO.
Burri i mbante kufomat në apartamentin e tij me tri dhoma. Trupat u përkisnin të gjithë femrave të moshës nga 15-26 vjeç, të vdekura disa vite më parë.
Moskvina ka pranuar para policisë se kishte vizituar më shumë se 750 varreza, nga të cilat i kishte nxjerrë kufomat e femrave, për ti koleksionuar më pas në shtëpi. Ai i vishte kufomat si njerëz të gjallë.
Disa prej banorëve të zonës e kanë përshkruar Moskvinën si një gjeni, i aftë të fliste 13 gjuhë dhe me njohje të thella në fushën e historisë, për të cilën edhe jepte leksione në muzeun e qytetit.