E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kollozi: Rama po luan me qytetarët e Orikumit



Deputetët e mazhorancës deklaruan dje në seancën plenare se Partia Socialiste po luan me qytetarët shqiptarë. Deputeti i Vlorës, Ardian Kollozi, denoncoi veprimet e kryetarit të PS-së, Edi Rama, në Orikum. Sipas Kollozit, Rama po luan me qytetarët duke i mashtruar ata. Ai kujtoi se opozita nuk ka qenë dakord për miratimin e ligjit për pronësinë. “Duket se po takohet me banorët, por në fakt e keni parë edhe vetë se nuk ka qenë kështu”, - tha Kollozi. Lidhur me këtë çështje, ai tha se kontributi real i opozitës duhet vetëm në Kuvend me miratimin e ligjeve të përshtatshme. “Duhet kontributi i opozitës. Ne e ftojmë të vijë dhe të bëhet pjesë e Kuvendit”, - tha më tej Kollozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›