E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edlira Bushati, kryetare e KKRT-së, Suela Musta anëtare



Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje dy anëtarë të rinj në Këshillin Kombëtar të Radio-Televizioneve. Me 73 vota pro, Kuvendi miratoi dje Edlira Bushatin dhe Suela Mustën si anëtaret më të reja të KKRT-së. Këto ndryshime erdhën për shkak të zgjedhjes si deputete në Kuvendin e Shqipërisë së ish-kryetares së KKRT-së, Mesila Doda. Më pas me 68 vota pro dhe me propozim nga Grupi Parlamentar i PD-së, u vendos që kryetare e KKRT-së në vend të Mesila Dodës të jetë Edlira Bushati. Kuvendi miratoi me 73 vota pro edhe largimin e anëtarit Bledar Hysi nga KKRT.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›