Turizmi, Doda interpelancë me Xhaferrin
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, thirri dje në një interpelancë parlamentare ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferrin. Në këtë interpelancë parlamentare, Doda përmendi disa probleme në fushën e turizmit dhe kërkoi shpjegime nga ministri. Ajo ngriti disa shqetësime si problemi i mbetjeve urbane. “Mendoj se duhet të ngrihet një organizëm pune për të zgjidhur problemin e mbetjeve urbane, pasi nuk përbën problem vetëm për turizmin, por edhe për mjedisin e përditshëm ku jetojmë”, - tha Doda. Nga ana e tij, ministri rreshtoi projektet me të cilat është marrë ministria, si dhe punën aktuale të dikasterit të tij.